Postuar nga Timi Me 29 Mar 2014.
Shkodrane Zenuni Dardhishta , ish luftëtare në luftën e Kosovës gjatë 2001 dhe Maqaedoni, aktualisht , drejtore në Klinikën shtetrore ,,Nënë Tereza,, Kryetare e klubit të karates ‘Forca’ nga Shkupi, poete, shkrimtare e shumë poste dhe epitete tjera që ngjajnë kësaj zonje, ecila edhe është e kandiduar edhe për deputete në zonën e dytë të BDI-së. Shkodranja vetëm 15 vjeçare ndërpret fëmijrinë e saj në Zvicër, prindërit e së cilës kishin migruar nga Kumanova, si të përdjekur politik .Shkodranja një vajzë e e re i’u përgjigj kushtrimit për lirinë e Kosovës duke iu bashkangjitur luftëtarve në zonën e Koshares nën komandën e Ramush Haradinaj. Shkodranja nuk u ndal me aq, e epur për lirinë e popullit të saj, nuk mundi të rrij duarkryq edhe në luftën e 2001 në Maqedoni. Ajo, pasi kreu misionin e saj në luftë u inkuadrua kontributin e vet të jep edhe në paq. Eshtë SHkodranja, e para që në një , si Klinika Shtetrore, të festojë festën e flamurit shqiptar sëbashku me kolegët e saj maqedonas dhe shqiptarë. Eshtë Shkodranja, që dëshiron edhe me mjete demokratike dhe politike t’i shtyej proceset përpara deri në , kur shqiptarët do ta kenë vendin e merituar në Maqedonin e përbashkët, meqë Maqedonia pa shqiptarët nuk mund të eksistoj. Andaj, ajo ka një lutje deri te shqiptarët e diasporës, të shfrytëzojnë momentet e fundit që të dalin, të regjistrohen dhe me 26 Prill të votojnë deputetin e tyre.
RADIO PROJEKTI 21 -Z. Shkodrane unë përmenda disa nga postet që ju mbartni, por jeni kandiduar edhe si kandidate per deputete në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni,çka ju shtyu të kandidoheni edhe për këtë postë?
SHKODRANE ZENUNI DARDHISHTA -Kandidohem për deputete në Parlamentin e Maqedonisë në Zonën nr.2. .Eshtë nder, privilegj dhe kënaqësi të përfaqësojë zonjën 2, zonën, e cila gjatë historisë ka dhënë shumë për popullin shqiptar. Historia e artë e shqiptarëve është shkruar me shkronja të arta Këto shkronja të arta janë pikërisht Kumanova, Haraçina,Çairi, Hasanbegu, LLojani deri në Bllacë, këtë vend që unë do përfaqësojë në Parlamentin e Maedonisë. Shpresoj të jem një zë, i denjë, të jem një përfaqësuese e denjë epopullit shqiptar në Maqedoni.Shpresoj të jem ikonë me të gjitha ato femra, të cilat kandidohen dhe janë në listat e BDI-së, të jemi zëri i fuqishëm i femrës shqiptare në Maqedoni.Të jemi ikonat e popullit shqiptar , se si duhet të përfaqësohet kombi shqiptar, se si populli shqiptar fiton të drejtat e tyre dhe nuk kemi lejuar e nuk do të lejojmë që të shkelen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, që populli shqiptar, mos i gëzoj të drejtat e tyre ngaqë unë dhe subjekti që përfaqësoj jemi thellësisht të bindur, se populli shqiptar është shtetformues, se pa popullin shqiptar Maqedonia nuk mund të eksistojë, sepse populli shqiptar është në trojet autoktone dhe meriton t’i gëzoj të gjitha ato të drejta, që me shumë mund e sakrificë i kemi fituar nëpër beteja.Mendoj se betejën , të cilën unë me bashkëluftëtarët e mi e filluam gjatë 2001, betejë të cilën ndër shekuj e kanë dëshmuar atdhetarët tanë, 68,81.99 dhe 2001 shpresoj që rezultatin ta kenë në këtë gjysëm pranverë, pikërisht me datën 27 Prill, ku populli shqiptar edhe njëherë do vendosë se si do shkojë arrdhmëria e tij, në këto troje autoktone shqiptare dhe të përcaktoj edhe njëherë rrugën e tij drejt BE-së drejt NATO-s dhe gjitha këto në suza të të mirave të popullit shqiptar, gjitha këto për popullin dhe meritat e tij.
RADIO PROJEKTI 21-Z.Shkodrane përmenda se ke qenë luftëtare e UÇK-së një vajz shumë e re atë kohë, cili ishte motivi që t’i tu bashkangjitesh luftëtarëve, si në Kosovë gjatë 1999 dhe poashtu në Maqedoni gjatë 2001?
SHKODRANE ZENUNI DARDHISHTA -Sa pë kurreshtjen tuaj duke e shkelë modestin time do ju tregoj, se rrjedhë nga një familje, e cila është pasardhëse e Hafiz Jasharit, të Ana Moravës, mes Preshevës e Kumanovës, .Hafiz Jashari ka qenë myderis në kohën e tij, para dyqind viteve, i cili edhe pse ka qenë myderis nuk ka prediku fe, por bashkë me gjashtë djemtë e tij i ka mësuar popullatën shqiptare, të rajonit të Preshevës dhe Kumanovës shkrim dhe lexim. E dini se në çfarë kushte kanë jetuar dhe vepruar ata? Zbulohet nga autoritetet se ka rolin e mësuesit dhe varet në Goliotok, bashkë me gjashtë djemt e tij dhe unë si stërmbesë e Hafëz Jasharit, i cili varet në Goliotok për shkrim dhe lexim të gjuhës shqipe dhe unë nuk kam se si e shmangi rrugën që mos të veproj dhe kontribuojë për popullin tim. Eshtë e vetmja moto dhe i vetmi qëllim në jetën time, të punojmë, të kontribuojmë dhe aq më tepër të avancojmë çështjen shqiptare në çdo pozicion që jemi, në çdo kohë dhe në çdo moment.Unë në vitin 98 kam qenë nxënëse e klasës së tetë, menjëherë pas mbarimit, vitin e parë të shkollës së mesme u inkuadrova në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kam qenë vetëm 15 vjeçare, datlindjen e 16 e kam festuar bashkë me luftëtarët e mi në frontin e Koshares.Isha në Brigadën 138 Agim Ramadani, në zonën e tretë operative në Kosovë, të Rafshit të Dukagjinit, nën komandën e Rustem Berishës dhe Ramush Haradinajt.Kam qenë shumë e priviligjuar që kam pasur rastin dhe mundësinë të bë diçka të vogël për popullin tim të madhë.Jo që nuk ka pasur trima dhe trimresha në atë kohë, por ja që zoti na mundësoi që ne në moshën tonë dhe me mundësitë tona të kontribuojmë dhe të bëjmë diçka të mir për popullin tonë.
RADIO PROJEKTI 21 -Z. Shkodrane por ju nuk u ndalët me kaq ju iu bashkangjitët edhe bashkëatdhetarve tanë në luftën e 2001 në Maqedoni ?
SHKODRANE ZENUNI DARDHISHTA -Dy vite më vonë kur isha 18 vjeçe u inkuadrova në Sllupçan, në rajonin e Karadakut, në fshatrat, të cilët u dogjën u persekutuan, u martirizuan për kauzën tonë të madhe shqiptare. Pas mbarimit të luftës unë vazhdova shkollimin, për momentin jamë magjistre e shkencave të ekonomisë.Jam në prag të doktoraturës, gjithashtu për finansa. Barti disa funksione gjatë kësaj kohe, po i përmendi duke ulë prapë modestinë time për të vetmen arsye që njëkohësisht do jetë motiv shtesë për të gjithë ato femra tona shqiptare se si mund t’ia dalim edhe në kushte më të rënda, se si kemi menaxhuar edhe me luftë dhe nuk e kemi ndalur rrugën tonë që të kontribuojmë për atdheun tonë edhe në kohën tonë kurr nuk ka luftë. Nëse unë dhe bashkëluftëtarët e mi, ndryshuam kushtetutën në Maqedoni dhe fituam pavarsinë e Kosovës, gjeneratat e reja sot, kanë mundësi atë ta bëjnë me pendë.Gjeneratat e reja sot kanë mundësi të shkollohen në atë Universitet, i larë me gjak , në atë Universitet, ku therror dhe gjaku i tij, ju bë lavdi Abdylselam Emini. Në atë Universitet, ku unë isha edhe bartëse e protestave, të cilat u bënë për legalizimin e Universitetit të Tetovës, sot Joni dhe Janina, fëmijët e mi kanë mundësi të shkollohen në shkollat e Çairit, ku biri i kombit shqiptar, Izet Mexhiti, Kryetari jonë i nderuar, i Komunës së Çairit bëri ndryshimin e emrave dhe sot Joni dhe Janina mund të shkollohen në Adem Jasharin , në Imri Elezin, në Hasan Prishtina, në Kongresin e Manastirit. Gjitha këto të arritura natyrisht i përkasin popullit, gjitha këto të arritura u arrijtën nën ombrellën e BDI-së.Jemi ata bijë dhe bija që kontribuan vite me rradhë dhe që tani vazhdojmë të japim kontributin, po nën këtë ombrellë.
RADIO PROJEKTI 21-Jeni bartëse e një funksioni mjaft të rëndësishëm, si drejtore në Klinikën Universitare,, Nënë Tereza,, në Shkup, cili është kontributi juaj ?
SHKODRANE ZENUNI DARDHISHTA -Nuk e di sa ja kam arritur qëllimit, por, unë jam munduar që kjo qendër klinike, ku për 60 vite nuk ka shkelë këmbë e shqiptarit, të ketë qasje për gjithë shqiptarët , gjithë populli im të ketë mundësi të trajtohen në këtë Qendër Klinike. Jemi munduar që me brezin e drejtorëve, që kanë qenë këtu prezentë të ndihmojmë dhe kontribuojmë diçka në lidhje me këtë çështje. Gjithashtu jam kryetaree klubit të karates ‘Forca’, klubit më të mirë në Ballkan dhe kryetare e Bordit drejtues të Unionit të Klubeve të karates shqiptare në Maqedoni.Eshtë Unioni i parë, që formohet në Maqedoni dhe ngërthen të gjitha klubet e karates shqiptare në Maqedoni. Eshtë një iniciativë e kahmotshme, por me krijimin e kushteve u arritë. Gjithashtu jam karateiste e brezit të Zi 1 Dan, kam të botuar një libër me poezi, shkruaj, edhe pse nuk jam shkrimtare, por merrem edhe me një gjë të tillë. Jam nënë kamë bineq, Jonin dhe Janinën. Me tri epitete, me të cilat mund të krenohem janë: isha luftëtare e popullit tim , isha studente e një Universiteti, të larë me gjakë, Universitetit të Tetovës dhe jam nënë shqiptare, shtyllë kryesore e kombit shqiptar, jam nënë e Jonit dhe Janinës, janë këto tri gjëra dhe besoj se vajzat e reja gjeneratat e reja do ta kuptojnë mirë mesazhin e kësaj porosie.
RADIO PROJEKTI 21- Z.Shkodrane është momenti i duhur dhe i qëlluar i kësaj porosie tash kur shqiptarët duhet të bashkohen dhe të bëjnë regjistrimin në listëjn zgjedhore për deputetë të diasporës meqë sot është edhe afati i fundit?
SHKODRANE ZENUNI DARDHISHTA -Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2014 janë më tepër të rëndësishme se kurdo herë.Në këto moment ne kemi nevojë të mobilizohemi dhe bashkohemi, një për të gjithë, të gjithë për një, pasiqë kemi një emërues të përbashkët, emërues të kundërshtarit të përbashkët dhe, ai është faktori maqedon e Maqedoni, të mos lejojmë që vendin e shqiptarëve në Parlament, vendin e diasporës ta zënë deputetët, siç jemi dëshmitarë, që NIkolla Gruevski dhe kandidati i tij, i diasporës të fitoj me 400 vota dhe zuri vendin e tij në Parlament, por mos lejojmë të na përsëritet edhe njëherë ky realitet.Ne kemi bë sensibilizimin, pikërisht Izet Mexhiti ka qenë bartësi kryesor i lëvizjeve dhe gjitha këtyre tubimeve, takimeve nëpër diasporë, që njëherë e përgjithmonë diaspora të ketë përfaqësuesin e saj në foltoren e Parlamentit të Maedonisë, Për të vetmen arsye, sepse diaspora shqiptare ka qenë dhe është mobilizuar edhe në situata më të rënda kur populli shqiptar ka pas nevojë dhe nëse dikuj i kemi borxh për gjithë atë mbështetje, që na e ka dhënë kësaj rruge të vështirë, të arrijmë synimet tona, ka qenë diaspora shqiptare.Ajo ka merita të paluhatshme dhe me meritë do ta zë vendin e vet, të cilin e ka në Parlament. Unë apeloj deri tek ata, të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen , ta bëjnë atë, sepse sot është afati i fundit, d.m.th, deri me 30 mars përfundon regjistrimi dhe me atë përfundon edhe e drejta e tyre e votimit. Këtë të drejt ta shfrytëzojnë pa u hamendur dhe t’ju japim një grusht të fortë të gjithë atyre, që mendojnë se populli shqiptar është i dobët , të gjithë atyre, që dyshojnë në forcën e popullit shqiptar.Kur them popullin shqiptar, këtu e kam parasysh BDI-në, pasi mendoj se populli shqiptar di të rradhitet pas fitimtarit, pasi populli shqiptar di ta përkrah fituesin serik të gjitha proceseve në Maqedoni. Apelojmë deri te bashkëatdhetarët tanë, të cilët ishin përkrahës të luftës, le të jenë tani edhe në këto zgjedhje, në kohën e paqës. Unë poashtu, apeloj deri tek të gjithë shqiptarët, që datën e 13 Prillit, datën e Zgjedhjeve Presidenciale ta shfrytëzojnë për aktivitetet e tyre private, të kalojnë një të diel, të bukur me familjet e tyre dhe t’i thonë jo daljes për President të shtetit, sepse ky është i njëanshëm dhe nuk do të jetë President konsensual, ky nuk do të mund të përfaqësoj popullin shqiptar në Maqedoni dhe ne shqiptarët.njëherë e përgjithmonë ta çrënjosim gjithë atë faktor, i cili dëshiron të manipuloj me votën tonë T’ju themi jo, të gjithë atyre dashakeqve, të gjitha, atyre koalicioneve, të cilat kanë eksistuar shumë më heret dhe dita-ditës po dalin në pah duke dashur të manipulojnë votën shqiptare. .Ne jemi pë president konsensual, shqiptarët janë shtetformues, shqiptarët janë autokton dhe Maqedonia nuk mund të eksistojë pa faktorin shqiptar në Maqedoni, andaj pa hamendje dilni sa më tepër të votoni kandidatin e diasporës, gjithë familjarët, miq, dashamirët tanë në Evropë, Kanada dhe Amerikë, ditën e 13 Prillit ta fitojmë betejën e dytë duke mos dal ta mbështesim kandidatin aktual, për kryetar dhe beteja e tretë, përfundimtare, ta dëshmojmë pozicionin tonë, triumfin tonë, të gjithë me 27 Prill, t’i pushtojmë kutit e votimit, t’ja japim legjitimitetin Ali Ametit, komandantit tonë, që na priu në luftë dhe në paqe, t’ja japin legjitimitetin popullit shqiptar dhe të gjithë atyre, që mendojnë se do të na përfaqsojnë denjësisht në Parlament dhe në të gjitha institucionet, të cilat varen nga po këto vota.Se si do të jetë pozicioni i popullit shqiptar varet nga kjo votë.Me 27 Prill ta vendosin dhe ta vulosim fatin tonë dhe gjithë, atyre që në kuriz të popullit shqiptar bëjnë matematika, të pista t’ju themi tung e keni President i njëanshëm, tung e keni edhe parti shqiptare, dashakeqe, tung e keni të gjith ju, që bëni loja të pista në emër të popullit shqiptar dhe me 28 Prill, të festojmë fitoren e madhe, të popullit shqiptar dhe kjo fitore, nuk do jetë vetëm fitore e BDI-së, por e gjithë popullit shqiptar që jeton në këto treva.Ashtu siç dridhëm rajonin e Karadakut dhe Maqedoninë, ashtu të dridhëm Parlamentin e Maqedonisë, bashkë me gjithë deputetët që do të përfaqësojnë popullin.
RADIO PROJEKTI 21- Le të jetë ky një apel në kohën e duhur për diasporën shqiptare në këto çaste vendimtare, dhe ju jeni poashtu nga diaspora, familja e juaj ende jeton dhe vepron në Zvicër?
SHKODRANE ZENUNI DARDHISHTA- Unë kam lindur në Kumanovë, mirëpo jam rritur në Lozanë të Zvicrës.Familja ime ka pasur fatin e keq ose të mir, babai im, profesor historie ka qenë i përndjekur politikisht. Ka vuajtur nëpër kazamatet serbe dhe mbarë familja ime të përndjekur politikisht kemi qenë të detyruar të arratisemi nga këto troje dhe veprimtarinë tonë të vazhdojmë në atë kohë, nën ombrellën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në diasporë.Them me modesti , se kemi qenë shumë aktiv gjatë dy luftrave dhe mund të quhet se edhe unë i përkas diasporës, prindi im vazhdon të punoj edhe më tej atje, andaj gjithë ata miq dhe dashamir që më njohin, që njohin historinë e Adem Jasharit, Ismet Jasharit, historinë e familjes time, historinë e Ali Ametit, gjithë ata miq dhe dashamir që përkrahin opsionin e BDI-së, të na përkrahin dhe të jemi forca shtytëse e procesit të kauzës tonë shqiptare dhe, edhe njëherë populli shqiptar të fitoj këto tri beteja, siç ka ditur të fitoj gjatë gjithë historisë së saj.
Burimi – Radio Projekti 21 – Kopenhage
Leave a Reply