Koreja e Veriut ka qëlluar me zjarr artilerie në ujrat koreano-jugore, mesa duket në shenjë reagimi ndaj stërvitjeve ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.
Seuli reagoi menjëherë sot, duke hapur zjarr ndaj ujrave koreanoveriore. Zyrtarët thonë se asnjë nga predhat nuk goditi tokën në të dyja anët e kufirit detar dhe se askush nuk u plagos.
Zyrtarët koreano-jugorë thanë se disa banorë të ishujve kufitarë u evakuuan në strehime, si masë mbrojtëse.
Zeri i Amerikes
Leave a Reply