SHKODER-Rëndohet bilanci i të plagosurve nga aksidenti në Kryebushat në Shkodër. Veç 15-vjeçarit, i cili është dërguar në qendrën Universitare të Traumës në Tiranë, të plagosur rezultojnë edhe 5 ushtarakë.
Policia e Shkodrës ka mbajtur të fshehur fillimisht numrin e të aksidentuarve, por që gjithçka do të mësohej pas vizitës së ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në urgjencën e spitalit rajonal në Shkodër. Me urdhër të së cilës të gjithë ushtarakët e plagosur, janë dërguar në Tiranë, në Qendrën Universitare të Traumës për kujdes më të specializuar mjekësor. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti në aksin Mjedë-Kryebushat u shënua mëngjesin e sotëm si pasojë e përplasjes së dy mjeteve. Një automjet tip “Ford” me targë SH 2098 E, që drejtohej nga shtetasi Sokol Ahmega dhe mjetit tip ‘Benz’ me targë TR 5155 I.
Në mjetin tip “Ford” që drejtohej nga shtetasi Sokol Ahmega së bashku me të udhëtonin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët. 15-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë familjarët e tjerë kanë pësuar vetëm tronditje.
Paraprakisht, shkak i aksidentit dyshohet shpejtesia e madhe me të cilën lëvizte mjeti tip ’Ford’. Për pasojë drejtuesi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tejtër tip “Benz” mbi urën e Stajkës.
Ushtarakët e plagosur në aksidentin në Kryebushat
Gentian Rrahmani, 25 vjeç
Sevahir Metaj, 26 vjeç
Genci Loka, 26 vjeç
Edmond Xhupa, 34 vjeç
Pashko Matjashi 53 vjeç
Familja e plagosur në aksident
Said Ahmega, 15 vjeç –dërgohet në Spitalin Ushtarak
Suad Ahmega, 18 vjeç
Sokol Ahmega, 47 vjeç
Blerina Ahmegaj, 37 vjeçe
albnews.al



Leave a Reply