
TIRANË- Një fëmijë është përplasur nga një automjet rreth orës 20:25 të mbrëmjes së sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës.
Sipas policisë drejtuesi i automjetit pasi ka përplasur fëmijën është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa i dhënë atij asnjë lloj ndihme. Fëmija i plagosur është nisur menjëherë në spital ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Drejtuesi i mjetit është shpallur në kërkim.
albnews.al


Leave a Reply