
Të paktën 28 vetë gjetën vdekjen dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në një incident të dhunshëm në Kinë.
Persona të paidentifikuar të veshur me të zeza kryen një sulm në një stacion treni në qytetin jugor Kunming.
Media zyrtare kineze e cilësoi sulmin si një akt të organizuar dhe të paramenduar terrorizmi.
Policia qëlloi për vdekje pesë nga autorët e sulmit. Nuk është e qartë nëse ndonjë tjetër u kap nga autoritetet. Fotografi nga skena e ngjarjes tregojnë trupa të përgjakur në dyshemenë e stacionit.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply