BRUKSEL – AFP – Prodhimi intensiv i mishit ka një impakt shkatërrues mbi ambientin, – ka paralajmëruar sot OJQ-ja ”Miqtë e Tokës”,(Friends of th Earth), me seli në Evropë, ku paraqiti atlasin e saj për konsumin e mishit në Botë.
“Prodhimi intensiv i mishit nënkupton jo vetëm vuajtje për kafshët. Kjo është shkatërruese për mjedisin, por edhe kërkon konsumin e një sasie të madhe të lëndëve të para të konsumit që importohen nga jugu për ushqyerje”, – shprehej përmes një komunikate Barbara Unmüssig, presidentja e fondacionit ”Heinrich-Boll”, një OJQ e afërt me Të Gjelbrit Gjermanë, të cilët janë asociuar me botimin e këtij atlasi.
Sipas ”Friends of The Earth”, rreth 15 500 litra ujë janë të nevojshme për prodhimin e një kilogrami mish viçi.
Nga ana tjetër e po të njëjtën sasi uji, mund të prodhohen 12 kilogramë grurë ose 118 kilogramë karota.
“Sa herë ne ushqehemi ne bëjmë një zgjedhje politike që ka një impakt mbi jetën e individëve në botë, mbi mjedisin, mbi biodiversitetin dhe në tërësi klimën”, theksonte Adrian Bebb, zyrtar i OJQ-së, gjatë një konference në Bruksel.
Dielli.al
Leave a Reply