PROFIL – Këtë vit European Institute for Gender Equality (EIGE, Instituti Evropian për Barazi Gjinore) ka emëruar për herë të parë një shqiptare, Profesoreshen Ingrid Stratti, në mes të grave dhe burrave që frymëzojnë Europën për barazinë gjinore (“Wo/Men Inspiring Europe 2014”). EIGE i ka dedikuar Ingrid Strattit një javë të tërë nga 24 shkurt deri 2 mars 2014 (http://eige.europa.eu/content/ingrid-stratti).
Doktoraturë mbaruar shkëlqyeshëm në Politika dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ingrid Stratti është Drejtoreshë e Qendrës Ndërkombëtare për Kërkime dhe Studime Ndërkulturore (C.I.R.S.I.) dhe kryeredaktore e revistës “Temperanter”, revistë ndërkombëtare të studimeve ndërkulturore në një perspektivë gjinore. Anëtare e Komitetit Shkencor të Fondacionit Nilde Iotti, ka bërë kërkime dhe jep mësim mbi politikat e barazisë dhe integrimit të emigrantëve me kualifikim të lartë, mbi pjesëmarrjen politike të grave.
Ingrid Stratti ka drejtuar vëllimin mbi dhunën psikologjike dhe fizike ndaj grave “Ni una mas – Not one more – Non una di più: Contrasto alla violenza di genere” (“Ni una mas – Jo një më shumë – jo një më shumë: Lufta kundër dhunës kundër grave”, Oscar C.I.R.S.I., 2013), që përmban kontribute nga personalitete të shquara ne fushën e integrimit dhe barazisë gjinore.
Përveç kësaj, Ingrid Stratti është autore e vëllimit “Migrant Women Intellectuals: the Struggle for Equality” (Oscar C.I.R.S.I., 2012) dhe të vëllimit të botuar në Gjermani “Integration Strategies and Policies in Italy: the Case of Intellectual Migrant Women” (Lambert Academic Publishing, 2013).
“Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj grave duhet të studiohet nga një këndvështrimi ndërdisiplinor për të luftuar në mënyrë të plotë mungesën e njohjes së dinjitetit, të drejtat dhe talentet e grave”, thekson Ingrid Stratti e para shqiptare që jeton e punon ndërmjet Shqipërise e Italisë merr ketë çmim kaq prestigjoz.
Dielli.al



Leave a Reply