
RRETH FLAMURIT TË BASHKUAR:…Presheva nis protestat nga 28 nëntorit kundër Serbisë
Preshevë, 26 Nëntor (AIP) -Një burim, agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” i ka deklaruar se në ketë ditë ka gjasa të shpallet edhe “Autonomia e Luginës së Preshevës” konform rekomandimeve të Referndumit të 1-2 marsit të vitti 1992 si përgjigjie e vullnetit të popullit shqiptar në Luginën e Preshevës.
Sikur vite më aprë Dita e Flamurit në Luginën e Preshevës do të shënohet me revolta dhe protesta masovike kundër politikës diskriminuese të regjimit serb të Beogradit qè po i bëhet padrjtësisht kundër popullatës etnike shqipare në Medvegjë, Bujnaoc dhe Preshevë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Zyrtarët nga komuna e Preshevës kanë njoftuar agjencinë e lejmeve “Presheva jonë” se Kuvendi komunal i Preshevës më 28 nëntor, do të mbajë seancë të jashtëzakonshe për nderë të ditës së Famurit, ku më pas këshilltarët komunal do të dalin me një deklaratë duke denoncuar politikën antishqipare serbe dhe njëkohëssiht me kërkesa shtesë për zgjidhjen e krizës në Luginën e Preshevës.
Një burim, agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” i ka deklaruar se në ketë ditë ka gjasa të shpallet edhe “Autonomia e Luginës së Preshevës” konform rekomandimeve të Referndumit të 1-2 marsit të vitti 1992 si përgjigjie e vullnetit të popullit shqiptar në Luginën e Preshevës.
Pas seancës në fjalë do të zhvillohet protesta gjithpopullore në qendër të Preshevës, nga vendi ku ishte lapidari i dëshmorëve të UCPMB-së
nacionalalbania.al


Leave a Reply