Në një virus të padëmshëm që jeton në lëkurë, gjendet sekreti për një kurë të re kudnër akneve. Zbulimi është bërë nga disa shkencëtarë amerikanë, autorë të një studimi të publikuar në ‘American Society for Microbiology’. Virusi, një bakterofag, është i aftë natyrisht të vrasë bakteret që shkaktojnë aknet në fytyrë (acnes Propionibacterium).
Shkencëtarët e universitetit të Kalifornisë dhe të Pitsburgut kanë arritur të zbulojnë 11 versione të ndryshme të virusit të së njëjtës familje, i pajisur me këtë aftësi të pazakontë për të vrarë bakteret.
Në këtë mënyrë, hapi tjetër i shkencëtarëve konsiston në planifikimin e kërkimeve të mëtejshme laboratorike, synimi i të cilave do të jetë shfrytëzimi i këtij virusi për ta shndërruar në një terapi të shëndetshme kudër problemit të akneve.
Shumë njerëz vuajnë shqetësimin nga aknet, të cilat në shumë raste nuk arrijnë të luftohen edhe nëpërmjet kurave me antibiotikë, por shfrytëzimi i fuqisë së virusit të zbuluar mendohet të jetë një kurë shumë natyrale dhe efiçente për të luftuar problemin në të ardhmen.
(gazeta-Shqip.com)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply