Katie Holmes dhe Joshua Jackson gjatë kohës kur ishin bashkë
Që kurse Katie Holmes u lirua nga pesha e martesës me ish-bashkëshortin, aktorin Tom cruise, dhe mbi të gjitha nga influenca e kishës Scientology, që mendohet se ishte shkaku kryesor i divorcit të saj të papritur nga Cruise, nuk kalon ditë që gazetat dhe sajtet të mos ndjekin lëvizjet e saj të përditshme në pritje të lidhjes së radhës për aktoren.
Një nga lajmet më të fundit rreth jetës së Katie është se ajo ka rilidhur kontaktet me ish-të dashurin e saj të dikurshëm që është njëkohësisht edhe partner i saj në filmin e shumë viteve më parë, “Dawson’s Creek”, Joshua Jackson.
Kjo gjë është pohuar nga vetë Jackson gjatë një talk show, ku ai tha se kishte folur disa herë në telefon me Holmes dhe se ndihej shumë i lumtur për këtë, pasi ndodhte pas shumë vitesh shkëputjeje.
Ish-çifti u njohën gjatë xhirimeve të telefilmit ‘Dawson’s Creek’, në vitet ‘90 dhe u lidhën në një histori romantike dashurie në vitin 1998, e cila në fakt nuk qe jetëgjatë. Ndërkohë, Jackson aktualisht është i lidhur me aktoren Diane Kruger prej 6 vjetësh, ndërsa 33-vjeçarja Holmes i është përkushtuar tërësisht rritjes së vajzës së saj nga martesa me Cruise, Suri.
(gazeta-Shqip.com)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply