
Një nga tajfunët më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë ka goditur pjesën qëndrore të Filipineve duke shkaktuar rrëshqitje dheu, shkatërrime ndërtesat dhe vdekjen e të paktën tre personave.
Shumë pjesë të vendit ishin pa energji dhe komunikacion sot, ndërsa Tajfuni Haiyan goditi ishujt Leyte dhe Samar.
Stuhia, që njihet në Filipine si Yolanda, u shoqërua nga erëra me shpejtësi mbi 350 kilometra në orë.
Zyrtarët thane se tre persona kanë vdekur dhe shtatë janë plagosur megjithëse numri i të vdekurve pritet të rritet. Mbi 700 mijë njerëz në 29 provinca janë evakuuar.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply