Nga Shoqata ”Lidt er meget”
( shqip: ”Pak është shumë” që ka kuptimin ”nëse të gjithë japim ngapak, bëhet shumë”)
Dje u nis kontingjenti i parë – një kamion me ndihma për në Kosovë. Anëtarët e zellshëm të Shoqatës ”Lidt er meget”, me ndihmën e shumë bashkatdhetarërve, por edhe sish të shoqërisë daneze e të tjerë kanë grumbulluar mjete për familjet varfanjake në Kosovë, duke siguruar për ta rroba dimri e gjësende të të tjera. Anëtarët e kësaj Shoqate që tani e dinë se ku do të shkojnë këto mjete, sepse prej kohësh kanë bërë listat e nevojtarëve.
Për rrjedhën tjetër të punës, kontaktuam njërën nga anëtaret e kësaj Shoqate, Irena Krasniqin, e cila për Radio Projektin deklaroi:
Erdhi dita kur projekti ynë humanitar për Kosovën po merrë fund. Etapa në Danimarkë po kryhet, më 11 tetor, të premtën. Të gjithë gjërat që kemi mbledhur për më tepër se 6 muaj i kemi paketuar, dhe ngarkuar në mjetin transportues për në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore kemi pasur kontakte me shumë njërëz dhe organizata që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Tash erdhi momenti ku ne si përfaqësues të Shoqatës Humanitare “Lidt er meget” (“Pak është shum”) do të vijmë në Kosovë dhe do të bëjmë shpërndarjen e këtyre ndihëmave familjeve që jetojnë në kushte të vështira. Pra ”pika” e fundit të këtij projekti do të vihet në Kosovë!
Përfaqësuesit e shoqatës sonë “Lidt er meget” / “Pak është Shum” do të jemi prezent në Kosovë, të hënën, më 14 tetorë, ndërkaq ndihmat priten të arrijnë në Kosovë më 15-16 tetorë. Pasi të kenë arritur ndihmat, me ndihmën e Forcava të Sigurisë së Kosovës (FSK’s), do të bejmë shpërndarjen e këtyre.
Suksesi i projektit ka tejkaluar pritjet tona. Ne kemi arritur të mbledhim shumë tesha, lodra, gjëra shkollore etj. Për shkak të vendit të pamjaftuëshëm në mjetin e transportit nuk patëm mundësi që të gjithat ndimat e grumbulluara t’i dërgojmë me këtë kontingjentt.
Në emer te stafit: “Pak është shum” ne i prëshëndesim dhe i falënderojmë me gjithë zemër gjithë ata që kanë kontribuar duke na dhënë gjëra, sponosorët që kanë shprehur dëshirë të na ndimojnë, por edhe gjithë ata që në muajin shtator vazhdimisht kanë qëndruar me ne duke humbur shum kohë në sortimin e gjësendeve.
Ju përshendesim, dhe shihemi në Kosovë,
Nga shoqata “Lidt er meget“.
Irena Krasniqi, anëtare e Shoqates Humanitare.
Për çdo gjë që ju intereson, mund të më kontaktoni në këtë numër telefoni: 28 72 22 42 ose në email: Irena@lidtermeget.dk
Me 12 Tetor 2013.
Adem Gashi, kryeredaktor
Marre nga Radio Projekt 21
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply