Nuk bane mirë. Ose, ma mirë me thanë: e mësove keq Albulenën.
Për veten time po flas. E di se s’ka me t’pëlqye çka po them, ty as militantëve tu, por unë jam mësue me folë edhe kur mua m’duket se s’je n’terezi. Ma panë sytë kështu dhe kështu po shkruej, s’po e zbukuroj fare se keq mu duk. T’pakten kështu e pashë.
Nëse ke kërkue votë për Presidentin, atëherë asht dashtë me dhanë votë për Çitakun e Shalën.
Kokë për kokë, thoshte Leka, por n’politikë kam dëgjue se nuk veprohet gjithmonë ashtu.
Sot, ne që t’besojmë, kemi pritë se për tridhjetë minuta ke me konstituue Qeverinë n’tansi!
Pse ky inat?
A s’u ngope me inatet e të tri partive? A s’the se ne s’jemi si ata?
Pse e çele shtegun e thashethanave?
Pse po bahesh kryeneq kur s’duhet?!
Ç’të themi tash? Se bane mirë?
Jo, Albin. Gabove.
Sot duhej me rreh hekurin n’kudhë, sa ishte i skuqun. Tash vështirë se ke me e tëhollue ma.
Listës Serbe mirë ia bane, por jo partive shqiptare, prej të cilave kërkove votë për President.
Për atë Zot, sot nuk ishe diplomat dhe i matun!
Tash veç Zoti e din se si ka me dalë kjo puna jote, se tri herë t’erdhi vera kah dera, e s’dite me shti mrena!
Tash nguli thundrat n’akull, por asht tepër nxehtë e akulli mund të shkrihet.
Shkurt:
Mua, sot, s’m’u duke mençurak.
09.09.2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply