Ka një lloj diplomacie që ngjan me tregtarin e vjetër Ku shet buzëqeshje me pakicë dhe blen harresë me shumicë.
Na thonë se hapja e një konsullate është “normalitet evropian”. Mund të jetë. Por normaliteti nuk është rrugë me një kah. Ai matet me reciprocitet, me respekt dhe me dinjitet.
Ndërsa në Shkodër flitet për prerje shiritash e ceremoni konsullore Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc shumë shqiptarë vazhdojnë të përballen me probleme që janë ngritur vazhdimisht në arenën ndërkombëtare Për një përfaqësimin, të drejtat, përdorimin e gjuhës zhvillimin ekonomik dhe rregjistrim popullsie Për ta nuk organizohen ceremoni. Për ta nuk ka fjalime plot buzëqeshje. Për ta ka vetëm premtime që plaken më shpejt se njerëzit.
Ironia është se disa politikanë e quajnë patriotizmin “emocion”, ndërsa protokollin “vizion”. Historia, sipas tyre, duhet të heshtë Që fotografia e ceremonisë të dalë më bukur.
Po të ishte gjallë Konica, ndoshta do të buzëqeshte me atë sarkazmën e tij të ftohtë e do të pyeste Vallë diplomacia qenka arti për të harruar atë që dje e quaje të panegociueshme?
Nuk është kundër fqinjësisë të kërkosh dinjitet. Nuk është kundër paqes të kërkosh reciprocitet. Nuk është nacionalizëm të kujtosh se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc nuk janë fusnotë në axhendën diplomatike, Por pjesë e së njëjtës kujtesë kombëtare.
Marrëdhëniet e mira ndërtohen mbi respekt të ndërsjellë. Nëse kërkohet mirëkuptim, ai duhet të jetë i dyanshëm. Nëse kërkohet besim, ai nuk mund të ndërtohet duke lënë pezull çështje që prekin të drejtat e njerëzve.
Shkodra nuk ka frikë nga flamujt. Ka frikë nga harresa. Dhe harresa është sëmundja që godet kombet Jo me zhurmë, por me heshtje.
Sepse një komb nuk dobësohet kur mbron kujtesën e tij. Dobësohet kur bindet se kujtesa është pengesë për diplomacinë, Ndërsa heshtja qenka prova më e lartë e mençurisë.
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply