Libri dhe botimi me i sakte dhe me korrekti lidhur me perplasjen ushtarake mes Greqise dhe Shqiperise ne gusht te 1949 mban per autor britaniko – amerikanin Charls R. Shreder.
Permes asaj c’ ka shkruan ai si dhe komenteve plotesuese te mijat ju ftoj te lexoni me qetesi e llogjike te ftohte, pa emocione casti e pa urrejtje te dy aneshme shkrimin e meposhtem …
…Me llogjike te ftohte e me fakte e detaje pa fund autori vjen ne perfundimin e drejte se ishte Shqiperia komuniste e Enver Hoxhes e mbeshtetur edhe nga BS i Stalinit dhe Jugosllavia e Titos qe shkelen cdo norme, traktat, mareveshje, rrezolute e ligj nderkombetar duke nderhyre ne menyre flagrante ne punet e brendeshme te Greqise.
Ishin ata qe e shnderruan Shqiperine ne nje baze e kufi terrorist e nxiten duke u perfshire edhe vet ushtarakisht luften civile e vella vrasese ne Greqi.
…Baza ushtarake greko – shqiptare ne kufirin shqiptar, baza spitalore, ushqimore, trainingu e magazina e tunele armesh pa fund.
Vendstrehime te sigurta te partizaneve greke ne territorin shqiptar dhe armatim qe vinte per ta nga BS e Jugosllavia.
Dhe e gjithe skena luhej ne territorin shqiptar (???)
Shqiperia praktikisht nuk ishte ne lufte me Greqine por komunistet shqiptare dhe ata greke si dhe Stalini, Tito e Hoxha e perdoren karieristin e semure te Tiranes dhe veglen qorre te tyren…Enver Hoxhen si mish per top ndaj dhe ai e PKSH jane fajtoret e vertete te perplasjes ushtarako greko – shqiptare te 49.
Gjakderdhjen ne kufirin greko – shqiptar me se shumti e donin komunistet shqiptaro -sovjetiko – jugosllav dhe partizanet greke se sa vete monarko – fashistet greke – sic i quajti atehere propaganda komuniste e bolshevike e kohes.
Sado u perpoq dje e madje edhe sot Shqiperia komuniste e pasuesit e saj…ti quajne ato ngjarje si sulm grek ndaj Shqiperise e provokacione monarko – fashiste greke te gushtit 49 …maskat kane kohe qe kane rene dhe tashme te verteten e dijne ata qe sinqerisht duhet ta dijne .
Greqia kish gjithe te drejten e zotit por edhe te ligjshmerise nderkombetare te bente ndaj Shqiperise komuniste te Hoxhes …ate qe beri.
Sulmoi ne vijen kufitare nga ku pa reshtur po i vinte e keqja dhe nga ku po sulmohej vazhdimisht e shpesh edhe befasisht e pas kraheve nga hoxhistet, stalinistet, titistet e DSE – istet greke.
U vrane mbi 500 greke e u plagosen qindra te tjere, pati beteja te ashpra e te pergjakeshme ku u vrane gjithashtu reth 30 shqiptare e u plagosen rende mbi 120 prej tyre sidomos ne zonen e Vidohoves.
Pergjegjes kryesor i ketij krimi tashme qe historia e vertete eshte bere publike me detaje e fakte pa fund nuk mbetet Greqia qe ne fund te fundit mbrojti veten se po sulmohej nga fqinji i saj qe mbeshteste terroristet greke…ai eshte nje dhe vetem nje …Enver Hoxha .
Nderim e respekt per ata greke e shqiptare qe rane ne fushen e betejes … te perdorur kunder deshires se tyre si mish per top e kunder njeri tjetrit pa asnje aresye por thjesht se ashtu donin per bythen e tyre e per interesat e kohes politiko – strategjike Stalini, Tito e Enveri …
Te ashtuquajturat provokacione greke ne kufirin shqiptaro- grek ne gusht te 49 mbeten nje njolle e madhe turpi per Shqiperine e shqiptaret.
Por kjo nuk perben asnje aresye qe te justifikoje ate masaker perbindeshe qe greket bene mbi Camerine martire shqiptare.
Nuk perligj asnje lloj ligji paradoksal e te vjeteruar grek per mbajtjen ende ne fuqi te Ligjit te luftes me Shqiperine .
Pa folur edhe per plot cmendurira te tjera greke ne kurriz te Shqiperise e shqiptareve qe nga poshtersia e ndarjes se Detit e deri tek enderra e tyre me sy hapur e Vorio Epirit.
E ku mbetet i pa falshem e i pa tolerueshem e me pasoja te medha per te nesermen e Shqiperise e te shqiptareve mbushja e krejt Jugut tone me Kisha greke e varre anonime ushtaresh greke te luftes italo – greke (???)
A.R D
Burimi/Facebook


Leave a Reply