Reagim shumë i zbehtë i politikës rreth planit të dakorduar (Ferit)Hoxha – (Marco) Gjuriq për hapjen e Konsullatës Serbe në Shkodër!
Rregjimi dhe kukullat e tij sigurisht që jo vetëm nuk i kuptojnë qëllimet e politikës serbe por gjatë historisë 85 vjeçare të partisë me 3 mbiemra tash e shëndërruar në sekt kriminal antikombëtar ata i ka lidhur një miqësi e ngushtë dhe vasalitet me pasardhësit e krijuesve të tyre në Beograd!
Shqiptari politik dhe me një inteligjiencë nën mesataren e kupton fare mirë se kjo as nuk është demek çeshtje reciprociteti për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore e aq më pak çeshtje e të drejtave të malazezëve të Vrakës të cilët e kanë konsullaten e tyre.
Qëllimi i qëndres etno-kulturore në Shkodër është përpjekje për të krijuar minoritet artificial serb jo vetëm në Shkodër por në të gjithë veriun e Shqipërisë duke u bazuar në rrenat dhe përrallat që ata ja servirin publikut të tyre idiot dhe botës se Shkodra është kryeqyteti serb i mesjetës së hershme.
Tanimë pas shpopullimit masiv është shumë më e lehtë për Serbinë Gjenocidale të marrë me paqe atë që nuk e arriti asnjëherë me luftë. E kjo falë syleshësisë tonë.
Janë bërë gabime trashanike nga qeveritë e tranzicionit.
E para, ligji i vetdeklarimit të kombësisë e pabazuar kjo ne asnjë evidencë në një shtet të vogël, të varfër i cili vazhdimisht ka rrezikuar integritetin territorial falë ambicjeve të fqinjëve të cilët kurrë nuk kanë hequr dorë nga gllabërimi i territoreve shqiptare për mua është një gabim që do të na kushtojë shumë rëndë e brezat e ardhshëm nuk do të na e falin kurrë.
Po ashtu ligji liberal i minoriteteve i paparê në asnjë vend tjetër të botës ka krijuar komunitete “etnike” artificiale mercenarësh që deklarohen edhe kinez mjafton të marrin disa privilegje financiare siç po ndodh në Himarë apo në zona të tjera të Shqipërisë.
Të mos harrojmë këtu lejimin e varrezave fantazme të ushtarëve pushtues grekë akt që nuk duhesh lejuar kurrë e veç ka rritur oreksin e fanatikëve të Megalidhesë.
Argumenti se Shqipëria nuk ka mundësi tjetër për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujonovc nuk qëndron e është thjesht një mashtrim i trashë!
Shqipëria asnjëherë nuk e ka ngritur zyrtarisht çeshtjen e pasivizimit të adresave dhe gllaberimit të pronave të shqiptarëve të Kosoves Lindore.
As në OKB, as në institucionet e Bashkimit Europian por eshte sjellë si avokate e Serbise edhe kur ajo e ka sulmuar Kosovën ( Banjska) edhe kur ka kërcënuar atë.
Ajo nuk reagoi siç i ka hije një shteti serioz edhe kur ministresha serbe deklaroi atë që nuk e kishte deklaruar as vetë Milosheviçi!
Shqipeëia Zyrtare sot e kësaj dite nuk e ka dënuar gjenocidin serb në Kosovë.
Shqiperia sot e kesaj dite nuk e ka dënuar dhe nuk ka një dosje për gjenocidin serb në veriun e Shqipërise ne vitet e prag dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisê.
Shqipëria nuk ka bërë as sa Austriaku Leo Feundlich për masakrat serbe por përkundrazi ledhaton dhe ushqen paranojat e Vuçiçit, Daçicit e Paunoviçit!
Vetëm Partia e Legalitetit ka dalë deri sot me një qëndrim të prerë e të qartë kundër konsullates Serbe.
Kemi parë reagim të disa ambasadorëve dhe të ish ministrit Ditmir Bushati dhe ish zv ministres Edit Harxhi por nuk kemi parë një qëndrim të prerë serioz e të fortë nga partitê e tjera.
E kjo është e rëndë dhe e pafalshme.
Burimi/Facebook


Leave a Reply