Para se te dalim ne proteste duhet te kujtojme dicka! Ne shqiptaret e dime mire se cfare do te thote te jetosh nen diktature, e kemi perjetuar me burgje, pushkatime, internime, persekutim dhe mohim te lirise. Per afro gjysme shekulli, komunizmi e ktheu Shqiperine ne nje vend ku fjala e lire ishte krim, mendimi ndryshe denohej dhe frika ishte menyre jetese, prandaj nuk duhet te lejojme kurre qe historia te harrohet apo krimet te justifikohen per interesa politike, asnje ideologji nuk eshte mbi lirine dhe dinjitetin e njeriut. Sot nuk protestojme vetem per pakenaqesite e dites, por per te drejten tone per te jetuar ne nje vend ku sundon ligji, ku pushteti jep llogari dhe ku qytetari nuk trajtohet si sherbetor i askujt.
Duhet te mos harrojme kurre se demokracia nuk eshte prone e asnje partie dhe Shqiperia nuk eshte prone e asnje pushtetmbajtesi. Historia na ka mesuar sa e shtrenjte eshte liria. Tani eshte radha e cdo shqiptari ta mbroje ate. Te gjithe ne proteste!
Burimi/Facebook/Elona Caslli


Leave a Reply