Emri i Srulik Einhornit nuk është një emër dosido. Strateg i lidhur me fushatat e Benjamin Netanyahut, Këshilltar i Lulzim Bashës në zgjedhjet e vitit 2021, Më pas i angazhuar pranë Aleksandër Vuçiçit në Serbi. Sot emri i tij shfaqet në komunikimet e Ergys Agasit, Në një dosje ku përmenden edhe ish-drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe AKSH.
Sipas komunikimeve të publikuara nga mediat, Agasi fliste me Einhornin për një çështje ku përfshihej drejtuesja e shërbimit inteligjent shqiptar. Në një tjetër komunikim, Ai i shkruante një shtetasi izraelit se e kishte shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret. Dhe këtu nis pyetja që nuk mund të shmanget Çfarë kërkonte një strateg i huaj politik në komunikimet e një personi të përfshirë në dosjen e AKSHI-t, Ku në të njëjtat komunikime përmendej edhe drejtuesja e SHISH-it? Edi Rama duhet të japë përgjigje. Jo me propagandë, Jo me konferenca shtypi Dhe as duke u fshehur pas drejtësisë.
Edi Rama, ti e solle Vlorën Hyseni në rrethin tënd të afërt si këshilltare për sigurinë kombëtare. Ti e propozove për drejtimin e SHISH-it. Ajo që ndodhi më pas në institucionin që duhej të mbronte sigurinë e shtetit Është përgjegjësi që nuk mund ta kalosh me heshtje.
Çfarë dije për marrëdhëniet e saj me Ergys Agasin? A e dije se një person nën hetim kishte komunikime të shpeshta me drejtuesen e shërbimit inteligjent? A e dije se në këto komunikime përmendeshin shtetas të huaj Dhe çështje që lidheshin me ndërhyrje në procese hetimore? Kush e kontrollonte këtë marrëdhënie? Kush garantonte që informacioni i SHISH-it nuk përdorej për interesa private apo të huaja? Dhe mbi të gjitha: A është cenuar siguria kombëtare e Shqipërisë nga një rrjet marrëdhëniesh E cila duket se kishte hyrë deri në zemër të institucioneve të shtetit?
Këto nuk janë pyetje për opozitën Për t’i bërë sa për të bërë zhurmë. Janë pyetje që duhet t’i përgjigjesh ti kryeministri i vendit. Pasi ti ke ndërtuar marrëdhënie të afërta politike me Netanyahun, Ke vizituar Izraelin dhe privatisht Je ti Edi Rama që ke mbajtur fjalim në Parlamentin izraelit si asnjë Kryeministër tjetër. Kjo nuk përbën vetvetiu asnjë shkelje. Por kur emra të lidhur me këtë rreth politik Shfaqen në komunikime që përfshijnë një person nën hetim dhe drejtuesen e SHISH-it, Ti Edi Rama nuk mund të bësh sikur nuk ke lidhje me asgjë. Duhet të sqarojë çfarë marrëdhëniesh janë ndërtuar, Kush i ka administruar Dhe nëse janë respektuar interesat e shtetit shqiptar.
Po Lulzim Basha dhe Partia Demokratike? Einhorn ishte pjesë e ekipit që këshillonte Bashën në fushatën e vitit 2021. Atëherë kush e solli? Kush e pagoi? Kush e rekomandoi? Çfarë marrëdhëniesh kishte Basha me të? Çfarë informacioni kishte ky strateg i huaj Për politikën shqiptare, Për institucionet tona Dhe për njerëzit që i drejtonin ato? A e dinte Basha për lidhjet dhe angazhimet e tjera politike të Einhornit? A kishte dijeni për punën e tij pranë Netanyahut E më pas pranë Vuçiçit? A pati vazhdimësi të kontakteve pas zgjedhjeve të vitit 2021? Dhe a ka PD-ja ndonjë shpjegim për faktin që Një nga konsulentët e saj elektoralë shfaqet sot në komunikimet e një dosjeje kaq të ndjeshme? Basha nuk mund të fshihet pas heshtjes. As PD-ja nuk mund të bëjë sikur nuk e njeh njeriun që kishte në ekipin e vet elektoral.
E kam akuzuar Kryeministrin prej kohësh Për çështjen e cenimit të sigurisë kombëtare Dhe të përdorimit të institucioneve shqiptare për interesa që nuk kanë lidhje me interesin publik. Sot, zhvillimet që dalin nga dosja Agasi e bëjnë këtë shqetësim edhe më serioz. SHISH-i nuk është zyrë private e kryeministrit. AKSHI nuk është pronë e Ramës Informacioni sekret i Shqipërisë Nuk është monedhë shkëmbimi për miqësi politike, interesa biznesi Apo më keq akoma Për lidhje ndërkombëtare. Nëse këto komunikime dhe marrëdhënie kanë prekur funksionimin e shërbimeve të sigurisë, Kemi të bëjmë me një çështje që shkon përtej korrupsionit. Kemi të bëjmë me sovranitetin dhe sigurinë e shtetit shqiptar.
Rama duhet të përgjigjet për njerëzit që ka vendosur në krye të institucioneve. Basha duhet të përgjigjet për strategët që solli në politikën shqiptare. Dhe SPAK duhet të zbardhë çdo lidhje, çdo komunikim Dhe çdo interes që mund të ketë cenuar sigurinë kombëtare. Sepse shteti shqiptar Nuk mund të jetë në duart e rrjeteve që askush nuk i kontrollon, Por për të cilat të gjithë bëjnë sikur nuk dinë asgjë. Dhe SPAK më së paku. Duhet të marrë në pyetje Kryeministrin Rama. Qoftë si person në dijeni. Dhe më pasi. Si koka e një mafia-shtet. Që është në drejtimin vetëm të Edi Ramës.
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply