XHEJSON
Plot re t’zeza Londra u mbush
me mbajtë vajin s’mujti kërrkush
për një lajm një tragjedi
vdiq Xhejsoni djalë i ri.
I zi qoftë 31 tetori
n’mëngjes Xhejsin prej shpie nxori
vdekja e thirri kët djalë të ri
mos me u kthy ma gjall në shpi.
Lajmi i vdekjes mori dhenë
telefonat u ndërprenë
zani i tij nuk u ngjue ma
dhimbje e lot mbrapa i la.
N’tetor linde Xhejs e n’tetor ike
bab’s e nan’ shpirtin ua fike
sa festove 25 vjetorin
qysh kaq shpejt me ta ba vorrin.
Trupi yt akoma i ngrohtë
kërkon motrën , miq e shokë
sa herë Xhejs u hapet dera
presin djalin si herë të tjera.
Seferini e mama Flutur
ua çoj zoti kët djalë të bukur
ngushllim s’gjindet, as s’gjinden fjalë
nan’s e bab’ me i thanë për djalë.
Ngushllojmë fis e xhaxhallarë
halla e teze e dajallarë
për nip t’ vet Ukcamajt mbarë
ikja e Xhejsit na len pa fjalë.
V’lla i vetëm me një motër
lind e rrit të dy në Londër
si dy lule bashkë u rritën
n’terr të zi Xhejs ktheve dritën.
Zemra e shpirti mu ligshtua
nuk ban dora ma me shkrue
sytë e tij m’dalin përpara
prishet teksti e zhduket fjala.
Ftyrën tande e sytë e tu
tash portret t’ varun në mur
Zoti mendjen mbajtë në kokë
dhimbjen zoti ua dhashtë forcë….
Fillim nëntori 2026 Londër🥲
Ngushëllime të shprehura në vargje dhimbjeje për humbjen e jetës Xhejson S. Shqeri vetëm pak ditë më parë këtu në Wembly në Londër 25 vjeçar…… Unë e kam njohur e përqafuar vetë atë djalë bashkë me mamin e motrën e tij në një aktivitet këtu në Londër , para ca vitesh , sytë e tij i kam të pikturuar , njohja jonë ka qenë e kahershme familjarisht në Tropojë dhe më ka dhimtë shumë vdekja e Xhejsonit vetëm 25 vjeç o zot…..
Lutemi për shpirtin e tij dhe dhimbjen e prindërve ku dhimbja e tyre kalon gjithë kufijtë e botës…..
Flutura e dashtun , jam brenda dhimbjes tande familjarisht që kur e mësuam këtë tragjedi tuajën ndjehemi të shokuar dhe në fund të fundit vetë e gjithë jeta është dhimbje……
Forcë e dashtun , forcë të gjithëve , zoti na jep shumë vështirësi e dhimbje sepse jemi prova e tij…… O zot nuk gjej fjalë….. ti përngjasë kësaj dhimbje…..
Burimi/Facebook


Leave a Reply