Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku avokatja 29-vjeçare Anna Gabriela Faria Lima dhe djali i saj 6-vjeçar, Raphael, janë gjetur të vdekur në shtratin e banesës së tyre në qytetin Cotia, pranë Sao Paulos. Trupat u zbuluan mbrëmjen e 3 nëntorit, pasi familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tyre. Dyshimet paraprake janë se nënë e bir kanë humbur jetën nga asfiksia.
Policia braziliane ka arrestuar ish-partnerin e 29-vjeçares, biznesmenin 41-vjeçar Eric Conrado Alves de Almeida. Kamerat e sigurisë tregojnë se ai kishte hyrë në kompleksin e banimit së bashku me viktimat të dielën në mbrëmje, ndërsa ishte larguar i vetëm disa orë më vonë. Hetuesit dyshojnë se krimi mund të jetë kryer gjatë kohës që ai qëndroi në apartament.
Sipas dëshmive të familjarëve dhe të njohurve, marrëdhënia mes çiftit ishte shoqëruar me konflikte, kërcënime dhe episode dhune. Autoritetet po e hetojnë ngjarjen si femicid dhe vrasje të fëmijës, ndërsa 41-vjeçari është lënë në paraburgim për 30 ditë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të dyshuar të krimit.
Burimi/Facebook/Istagram/topnews_al


Leave a Reply