Sot pata nderin të takohem me Kryetarin e Ballit Kombëtar të Kosovës, Selmon I. Berisha, të cilit i shtriva dorën e sinqertë të bashkëpunimit dhe i propozova bashkimin e Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar (BKDSH) me Ballin Kombëtar të Kosovës, në një subjekt të vetëm politik.
Këtë hap e ndërmora me bindjen se ideali kombëtar është më i madh se çdo emër, pozitë apo interes personal.
Jam i gatshëm që BKDSH-ja të shkrihet në Ballin Kombëtar të Kosovës, sepse nuk ka kuptim të qëndrojmë të ndarë kur na bashkojnë i njëjti flamur, e njëjta histori dhe i njëjti ideal.
Nuk kërkoj poste, tituj apo privilegje. Kërkoj bashkim! Kërkoj që të dëshmojmë se dashuria për atdheun është më e fortë se ambiciet tona personale.
Balli Kombëtar lindi si një ideal i madh kombëtar dhe ai ideal nuk duhet të copëtohet nga ndarjet tona.
Nëse kërkojmë bashkimin e shqiptarëve, duhet së pari të kemi guximin të bashkohemi vetë!
Historia nuk do të na kujtojë për karriget që mbajtëm, por për sakrificat që bëmë për kombin.
🇦🇱 NJË BALL KOMBËTAR! NJË FLAMUR! NJË IDEAL!
Rrnoftë bashkimi shqiptar!
Rrnoftë Balli Kombëtar 🇦🇱
Alban Hoti
Kryetar
Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar

Burimi/Facebook


Leave a Reply