– Një burrë i fisit ndahet nga bashkëshortja, por ajo vazhdon të shfaqet në çdo mort e dasmë të fisit, jo thjesht si e ftuar, por kërkon të jetë në krye, të drejtojë, të komandojë e të udhëzojë gratë, sikur në atë fis të mos ketë gra të tjera të zonja, me aftësi, përvojë dhe dinjitet.
– Unë nuk kam asgjë kundër grave të divorcuara. Në fisin ku kam lindur kemi gra të divorcuara dhe i respektojmë. Por respekti nuk do të thotë t’i japësh dikujt të drejtën të fusë hundët kudo, të flasë pas shpine, të përçajë gratë dhe të sillet sikur fisi nuk bën dot pa të.
– Mua më habit më shumë heshtja e burrave dhe e grave të atij fisi. Burrat thonë: «E dimë si është, por nuk kemi çfarë t’i bëjmë, se vjen pa e thirrur». Ndërsa gratë, edhe pse ka mes tyre plot gra të zonja që mund të organizojnë e të drejtojnë shumë më mirë, i hapin rrugën, sepse nuk duan të prishin mortin apo dasmën. Ajo u flet, u bërtet, i komandon dhe të gjitha heshtin e bëjnë siç thotë ajo!
– Po çfarë dinjiteti është ky? Çfarë autoriteti kanë burrat e fisit, kur nuk guxojnë të vendosin kufij? Dhe çfarë vlere u mbetet grave të zonja, kur nuk u jepet mundësia të tregojnë aftësitë e tyre, vetëm që të mos kundërshtohet një person që kërkon të sundojë mbi të gjitha?
– Po të isha unë e divorcuar nga bashkëshorti, do të shkoja në mort e në dasmë për respekt, por kurrë nuk do ta vendosja veten në krye të grave të fisit të ish-bashkëshortit. Do qēndroja në një vend pa u bërë e tepërt! Krenaria dhe dinjiteti do të më mësonin të dija ku të qëndroja dhe kur të tërhiqesha.
– Dhe një gjë po e them fare qartë: Tek unë, kush vjen pa e thirrur, del pa e përcjellë! Jo sepse nuk di të respektoj, por sepse tek unë nuk bëhet siç do dikush, por siç duhet!
– Në mort e në dasmë nuk ka njeri të pazëvendësueshëm. Nëse nuk del një grua të drejtojë, le të bëhet puna pak më pak e përkryer, por me harmoni e dinjitet. Më mirë një punë me lezet, ku gratë merren vesh e respektojnë njëra-tjetrën, sesa një organizim ku njëra bërtet dhe të gjitha të tjerat i hapin rrugën. Aty vetëm lezet as vlerë nuk ka!
– Një fis nuk nderohet duke i hapur rrugën atij që bërtet më shumë, por duke vlerësuar atë që di, që mundet dhe që ka dinjitet. Fisi nuk është pronë e askujt dhe asnjë njeri nuk është aq i pazëvendësueshëm sa të bëjë të tjerët të ulin kokën!
Fis që do mbetet në memorien e fshatit e të miqësisë si i dalë fare me në krye nje grua të lëshume që nuk i lëshon në asnjë rast as për mirë as për keq por i përzien si kungujt ne kazan!
Burimi/Facebook


Leave a Reply