“Ne kalojmë gjysmën e jetës, duke
pritur ata që duam dhe gjysmën tjetër
duke u larguar nga ata që duam”
VIKTOR HUGO
I njohur si përkthyes nga Gjuha Greke në fushën e gjuhësisë e sociologjisë, njëherësh edhe shkrimtar e publiçist, autori Elbasanas Bardhul Toda, pas vëllimit të tij poetik “Ne”, vitin e kaluar, s’ka pak kohë që doli para lexuesve edhe me librin “TRI DEKADA” në prozë. Një titull që më “trëmbte” tek mendoja edhe tri “dekadat” e mia të gjata e me shumë peripeci, pas katastofës, kur jeta cfilitej pa mbarim…
Mirëpo , se ç’më tërhiqte kopertina e një anijeje që e përkundin dallgët, për t’u fundosur, pa e aritur bregun tjetër, gjatë katastrofës së ikjeve, nënë një qiell të kuqëremtë e me njolla të zeza reshë. Një subjekt real me mërgimtarë që i largohen së kaqes e bien në “kthetrat e vdekjes” , kur disa syresh i përpijnë dallgët e shumë pak shpëtojnë dhe mbijetojnë…Dhe pastaj do ta lexoja me një frymë, për të mësuar pasojat e tragjedisë e vazhdën e dramës psikologjike…
Për të më mbetë në mëndje, sidomos, personazhi kryesor i librit, një mjek i pa qetë, drejtues i një Spitali e i një Azili, humanist nge detyra, po edhe nga bëmat e tij, i prirur nga sensi i mirësisë e i dashurisë së pastër, po jo dhe aq me fat në rrugëtimet e jetës. Si edhe një grua, Ana, që zë shumë pak vend në “thelbin e subjektit”, por që ështe e mbetet, si një “fill i kuq” që përshkon aty gjithëçka, ngjarjet e veprimet e të tjerëve, duke mbijetuar. Në një ndërthurje marëdhëniesh me vlera të vërteta të dashurisë njerëzore, gjersa mbërrijnë “epi end”-in e duhur…Me një hero të rrëfyer përmes “unit”, si mjet i personifikimit emocional të drejtpërdrejtë.
Porse, ja se si, nuk mund të përjashtohen aty edhe tre personazhe të tjerë, që lënë gjurmë edhe ata, sikundër janë Xha Jorgo, një plak i “përplasur” në Azile në rrethanat e një “jete të katranosur” e i mbetur pa grua e fëmijë, në po këto rrethana jetësore, me brengat e tij të pa sosura. Një shoqe e Anës, me pikëpamje aventureske jete, e çmendur pas jetës seksuale, pa e “vrarë mëndjen e kohën që rrëshqet e ikën”…Si edhe një nënë që e kërkon evlatin, mbi tokë e mbi detë e s’e gjen dot, e rraskapitur nga mosha, kur nuk i ka “buzëqeshur” aspak edhe jeta…Kaq!
Po edhe “Kaq” sa është shkruar e thënë , e nderon autorin Bardhul Toda. Se edhe vet ai , nuk e përcakton lëndën e shkruar me shumë frymëzim: roman , novelë a tregim të gjatë?!157 faqe gjithësejt!… Kam përshtypjen se autori ndodhet këtu në shtratin e një novele. Që, për mesazhin e saj universal që përkon edhe me aktualitetin tonë.Tok me bagazhin tërësor e intelektual që sjell. Po edhe me rrjedhshmërinë e të treguarit e emocionet përcjellëse. Pa qenë nevoja për retorikën e tij të bollshme, për retrospektiven e digresionet e pambaruara, te cilat “i zën frrymën” ngjarjes kryesore, zbehin veprimet e çastit, intimitetet e natyrën përreth tyre..Ku edhe kompozicioni nuk premton për më shumë, në zhvillimet, kontradiktat e linjat shoqëruese..
Autori ndjekë linjën e vetme kërkimore të enigmës vetiake të jetës së një femre që ka lën gjurmët e veta të pashlyera, emocionet e ëndërimet, ato çaste që lindin, zbehen e nuk arijnë asnjëherë të fiksohen menjëherë. Kjo shtysë veprimi emoconal e gjallëron subjektin linear, edhe në atë “zhytje” retorike të retrospektivës…
Ajo që mbetet kur mbyll faqen e fundit të kësaj novele interesante, është koncentrimi i ngjarjes kryesore, në “zhbërjen e bërjen” nga pengesat sociale, prej të cilave, vjen edhe kjo “e mbijetuara”,-sikundër e quajta unë. Me imazhet tronditëse të ikanakëve që vareshin ndër anët e litaret e vaporeve të tejmbushur me viktimat e Diktatures me të egër në Botë. Teksa ka e do të ketë edhe personazhe që dinë të luftojnë e të mbijetojnë, flamurtarë të së arrdhmes, njerëz me dinjitet, që përcjellin mesazhet e shëndetëshme të jetës e të zhviIIimeve të mëtejshme të vendit tonë.
“Dikur jetuam një kohë pa kohë,-shkruan autori,-Jetuam me ata që kohën nuk e njohën dhe vetë koha i hoqi nga koha!”
Athinë, 7.11. 2026

Burimi/Facebook


Leave a Reply