Deputeti i Vlorës, Vullnet Sinaj, kundërshton shkrirjen e Bashkisë së Selenicës dhe argumenton se ajo i plotëson kriteret për të vijuar të jetë njësi më vete. Sinaj thotë se zgjidhja nuk është shkrirja e bashkive, por rritja e financimit nga qeveria qendrore, ndërsa akuzon skemën aktuale të ndarjes së fondeve se nuk u jep bashkive mbështetjen e nevojshme.
Pas kryetarëve të bashkise socialiste dhe administratës së tyre, kryeministrit Edi Rama i ka dalë kundër projektit të reformës territoriale administrative edhe deputeti i parë brenda grupit parlamentar.
Vullnet Sinaj deputet i qarkut të Vlorës dhe përfaqësues i Selenicës, në një reagim publik kundërshton propozimin e mazhorancës dhe specifikisht shkrirjen e Bashkisë së Selenicës. Ai thotë se Selenica i plotëson kriteret për të qenë bashki dhe jep argumentet e tij.
‘Komisioni pretendon se treguesit ekonomikë të Bashkisë Selenicë janë të ulët, duke u mbështetur te numri i bizneseve. Po si ka mundësi që anëtarët e Komisionit kanë harruar se Selenica ka brenda territorit të saj dy nga pasuritë minerare më të rëndësishme të vendit.
Minierën e Selenicës dhe ndërmarrjen më të madhe të prodhimit të naftës në Shqipëri, atë të Gorrishtit. A ka dijeni Komisioni sa rentë minerare përfiton shteti nga prodhimi i rreth 35 mijë tonëve naftë bruto në vit nga Gorrishti i Selenicës? Problemi i vërtetë qëndron te ligji për taksat kombëtare. Bashkive që kanë pasuri natyrore u kthehet vetëm 5% e rentës minerare (e cila është 10%), që në praktikë përkthehet në vetëm 0.5% të vlerës së prodhimit.’
Gjithashtu Sinaj thotë se nuk është e nevojshme shkrirja e bashkive, por rritja e grantit nga qeveria për to.
Burimi/Facebook/Syri Tv


Leave a Reply