Kujtojmë me respekt 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit, studiuesit dhe kontribuesit të palodhur të artit e kulturës shkodrane, njohësit të thellë të këngës, muzikës dhe, në mënyrë të veçantë, të skenës teatrore, shkodranit tonë të nderuar, Prof. Isa Alibali.
Me pasionin dhe përkushtimin e tij, ai drejtoi për vite me radhë Teatrin “Migjeni”, këtë tempull të artit, të cilin e konsideronte si shtëpinë e kulturës dhe krijimtarisë. Deri në ditët e fundit të jetës, vijoi të shkruante, të studionte dhe të punonte me të njëjtin përkushtim, duke lënë pas studime, analiza dhe botime me vlera të çmuara, që edhe sot mbeten burime të rëndësishme për njohjen e historisë së artit dhe kulturës shkodrane.
“Në Shkodër të gjithë këndojnë” është një ndër veprat e tij më të vyera. Dhe nëse dikur ai shkruante se në këtë qytet të gjithë këndojnë, sot mund të themi se të gjithë e kujtojnë me respekt Prof. Isa Alibalin, intelektualin që ia kushtoi jetën familjes, shoqërisë dhe kulturës shkodrane, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që vijnë.
Prof. Isa Alibali do të mbetet përherë ndër figurat më të nderuara të kulturës shkodrane, emri dhe vepra e të cilit do të vijojnë të vlerësohen brez pas brezi.
Burimi/Facebook


Leave a Reply