Me keqardhje vërej që megjithëse vetëm 25 vjet ne shekullin e ri shumica dërmuese e shqiptarëve e në veçanti ata të Kosovës me vetëdije refuzojnë ta pranojnë të ballafaqohen me të vërtetën e asaj që ka ndodhur para, gjatë e menjëherë pas luftës së Kosovës!
Refuzojnë të pranojnë atë pjesë të hidhur të ngjarjeve që ka patur jo pak ndikim në fatin e luftës dhe sidomos atë të pas luftës në Kosovë!
Nuk asht asnjëherë vonë me u ballafaqu me të vërtetën sado e hidhur të jetë ajo.
E vërteta e fshehur dhe e maskuar është kancer që rritet në trupin e Kosovës, është avantazh në duar të Serbisë dhe hasmit tonë të përjetshëm. Ajo nuk duhet dhe nuk mund te mbulohet me flamurin dhe simbolet e UÇK-se!
Ballafaqimi me të vërtetën nuk e dëmton Kosoven, përkundrazi e forcon atë dhe i kthen asaj dinjitetin e nëpërkëmbur!
Janë vendime të marra nën shantazh nga liderat e papërgjegjshëm e të frikësuar për atë çka mund të zbulohet rreth të kaluarës së tyre të errët e abuzimit gjatë viteve tē pushtetit që e kanë çuar Kosovën vite mbrapa nga dita e pavarësisë legale e deri sot!
Kjo duhet kuptuar!
Serbisë i duhet prerë njëherë e mirë dora e zgjatur në Kosovë!
E vërteta e pranuar dhe shkulja me rrënjë e së keqes është SHËRIM e BEKIM për Kosovën!
Sa më shpejt ta kuptojmë aq më mirë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply