Mjerisht, provincializmi tek ne si mentalitet, është mjaft prezent ! Për provincialin bota mbaron te gardhi i vet— pra te rrethi i tij i ngushtë, qyteti i vet, fisi, apo mënyra e vet e të menduarit.
Mentaliteti provincial është tmerrësisht paragjykues ndaj çdo gjëje ndryshe, shumë i fokusuar te çfarë thonë të tjerët, me mendësi klanore ose fisnore,mospranim i ideve të reja,dhe bindja se përvoja e vet është masa e botës apo ylli polar i saj. Kjo nuk lidhet automatikisht me vendlindjen apo nivelin ekonomik. Mund të ketë njerëz shumë mendjehapur në zona të vogla dhe njerëz shumë provincialë në kryeqytet. Provincializmi është më shumë kufizim në mënyrën e të menduarit sesa në gjeografi. Ndiqni debatet në Kuvëndin e Shqipërisë, ndiqni po të doni edhe takimet që po zhvillohen për reformen territoriale, pa u zgjatur edhe me shumë shembuj të tjerë, dhe do të ndeshëni me doza të tilla privincializmi që as në shekullin e 19 nuk ua gjënë gjurmët ! Provincializmi është armik i integrimit të shoqërisë dhe i përparimit të saj ! Eh sa ujë duhet të rrjedhë në këtë vënd që të çlirohemi nga provincializmi dhe rreziqet i tij, që fatkeqësisht gjëjnë shumë jehonë në media dhe rrjetet sociale !
Burimi/Facebook


Leave a Reply