Në 2 Mars të vitit 1997, përfaqësuesi ynë ushtarak për partneritetin me NATO-n në Bruksel, Gjeneral-leitnant Ilia Vasho, më parë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, iu drejtua me faks presidentit Sali Berisha për dorëheqjen e me një hershme nga detyra.Faksin e dorëheqjes të dërguar presidentit Berisha dhe MM ma dërgoi edhe mua në Ankara. Mbas 10 minutash me telefon me pyeti nëse e kisha lexuar materialin dhe ç’farë do të bëja unë në këto zhvillime dramatike. Me butësi i thashë se “ Shqipëria është në një nga krizat më të rënda të historisë së saj dhe nëse e braktisim të gjithë ushtarakët dhe diplomatët , kush mund ta shpëtojë atë ?!. Po kërcënohet tërësia territoriale dhe integriteti i vendit nga dy shtetet kufitare,Greqia dhe Serbia “.
“Hajro !-vazhdoi. A e shikon se ç’farë i bëri politika Shqipërisë ?!. Mendo për veten dhe familjen tënde se këta të gjithë, të djathtë dhe të majtë, njësoj janë. Mund të vish këtu, ose ik përfundimisht në Amerikë ! Ndryshe kur të të vinë mendtë do të jetë vonë “.
-Mora ministrin,Zhulalin dhe i tronditur më tha se ‘ gjëndja po përkeqësohet.Shefin e shtabit, Sheme Kosovën e shkarkoi Berisha dhe në vend të tij ka ardhur Adem Copani “.
-Mbas dy ditësh,më datën 4.2.1997, më vjen faksi i dorëheqjes nga atasheu ushtarak në Amerikë, kolonel Halil Kraja, i cili mori strehim politik në Amerikë.
-Më datën 13 Mars arratiset në Itali,ish ministri Mbrojtjes, Zhulali.
……………………
-Ato ditë më kishte thirruar në Tiranë ministri i Mbrojtjes,Z.Sabit Berokaj me të cilin diskutuam rigjallërimin e marrdhënieve dhe vecanërisht të mbështetjes logjistike të FA nga Turqia,vecanërisht ushqime dhe veshmbathje.
Takova dhe urova në detyrën e shefit të shtabit të pergjithshem,gjeneral Adem Copanin.Midis të tjerave i thashë se duhet të ishte “ tepër i kujdesshëm në zbatimin e kopetencave ligjore” ,por ai mu përgjigj : “ I njof shumë mirë kopetencat dhe detyrat që më takojnë “.
Sapo u riktheva në Ankara ,kolonel Ibrahim Berisha,atashe ushtarak në Gjermani dhe kolonel Vladimir Suparaku,zvëndës shef i përfaqësuesit ushtarak në NATO më pytën me telefon nëse më kishte ardhur urdhëri shkarkmit,mbasi të dyve u kishte mbritur.” Akoma nuk kam një urdhër të tillë u përgjigja,por nëse më vjen , unë do të rikthehem familiarisht në atdhe” .Të dy kolonelët bënë zgjidhjen e tyre.Qëndruan dhe jetojnë familiarisht në Gjermani dhe në Bruksel.
Ne ishim tre atashetë e parë ushtarakë të emëruar në muajt e vitit 1994, të pasuar me dy të tjerët e mësipërm.Nga idealizmi atdhetar unë zgjodha rrugën e mos braktisjes së detyrës dhe mos strehimit politik .Zgjodha më të vështirën me politikanët e pa përgjegjshëm,shumica e të cilëve shkatërruan vëndin, por më të rëndësishmen. Punoja pa pushim me aleatët për të shuar zjarret që i kishin vënë Shqipërisë të cmëndurit politikë dhe me dy fëmijët takohesha shumë pak.Me ata ishte e angazhuar plotësisht bashkëshortia.Në mëngjes i merrte makina para shtëpisë dhe i kthente të siguruar mbas dite.U jam mirënjohës autoriteteve turke për këtë përkujdesje jetësore.
Mbas 5.5 vitesh ne kete detyre luftarake ( lufta civile 1997,grushti shtetit 1998 dhe lufta clirimtare e Kosoves 1999) u riktheva ne Atdhe, i vetmi nga 5 perfaqesuesit ushtarak qe moren strehim politik, strehim politik qe e moren edhe dhjetra gjenerale e kolonele te tjere nga krizat e pa fundme te Shqiperise
VITET E FUNDIT U NDERGJEGJESOVA SE ILIA VASHO KA PATUR TE DREJTE KUR ME PARALAJMERONTE “Hajro, mos u kthe në Shqipëri, se kur të të vinë mend do të jetë shumë vonë. Këta të gjithë njësoj janë: të djathtë e të majtë! “
⛔️Edi ⛔️Rama ,vecanerisht kerkon t’na asgjesoje edhe fizikisht ne bijve te atdheut qe iu perkushtuam atdheut ne dy sistemete sigurise dhe mbrojtjes kombetare nga kercenimet politike dhe ushtarake qe i vinin vendit nga brenda dhe jashte.
Nga 🇦🇱Diplomati Gjenerali Hajro Limaj


Burimi/Facebook/Beslidhja Shqiptare Ne Botë


Leave a Reply