
Ajo që ndodhi mbramë në Tiranë nuk ishte zgjedhje.
Ishte kthim i pamenduem te përmbysja e shtatorës së Enverit.
Te policët me qentë që kafshonin njerëz.
Të busti që tërhiqej zvarrë sheshit dhe të Haxhi Qamili i lidhur me konop!
Ndërhymja e policisë nuk erdhi prej nevojës, por prej frikës.
Por nga cila frikë kur hala protestuesit ishin paqësor!
Frikë prej turmës që nuk kërkon leje për me mendue?
Kur njerëzit dalin pa armë e përballen me forcë,
aty pushteti ka humbë diçka të madhe: durimin me dëgjue.
Mbramë u përballën zani dhe frika.
Dhe kur frika vishet me uniformë, ajo nuk mbron ma — ajo shtyp.
Policia nuk duhet me u përdorë si mur kundër popullit.
Sepse ajo asht pjesë e atij populli.
Dhe kur e vë përballë tij, e kthen në vegël — jo në ligj.
Kjo asht ajo që e ban të randë atë që ndodhi:
jo ndërhymja, por mesazhi që jep.
Mesazhi se zani mundet me u ndalë.
Se qytetari mundet me u shty.
Se frika mundet me u imponue si rregull.
Por këto janë shenja të dobësisë, jo të forcës.
Sepse shteti që i trembet fjalës, nuk e ka ma fuqinë te ligji —
por te frika.
E kur frika bahet mjet qeverisjeje, ajo nuk zgjat — por lëndon thellë.
Mbramë nuk u rrëzu askush. Por u thellue nji hendek që nuk mbyllet lehtë:
ai mes qytetarit dhe shtetit të vet.
18.04.2026
Burimi/Facebook/Zani Veriut


Leave a Reply