Pas deshtimeve te njepasnjeshme te partive shqiptare,levizja studentore ne mbrojtje te gjuhes shqipe ngjalli shprese per te ardhmen e popullit shqiptar ne Maqedoni.
Karakteri i ketyre protestave masive,ne mbrojtje te gjuhes shqipe mbetet per tu vleresuar.
Te mos harrojme kurre se gjuha dhe gjaku jane vlera identitare te cilat duhen nderuar e konsideruar perhere e më shume.
Ato mbajne gjalle kombin,frymen kombetare si dhe qendresen kunder atyre qe luftojne prej mese nje shekulli per debimin e shqiptarve nga vendbaninet e tyre te origjines.
Perfshirja e rinise dhe udheheqja e ketyre protestave nga vete rinia ka domethenie te madhe dhe vlera ideore,kombetare.
Duhet te kujtojmë se partite politike te shqiptarve te Maqedonise nuk e kane justifikuar mandatin politik qe i ka dhene populli dhe duhet theksuar se ato e kane humbur besimin tek zgjedhesit e vet.
Pavaresisht vendit qe i eshte dhene shqipes me ndryshimet kushtetuese,rinia dhe qytetaret shqiptare ndeshen me moszbatimin e ligjeve kur vjen fjala te implementimi i tyre ne jeten e perditshme.
Parullat me te cilat jane çfaqur te rinjtë e tre universiteteve ndonese duhej te ishin me te spikatura dhe gjitheperfshirese jane ne perputhje te plote me kontekstin e tyre,ideor e vizionar.
Ne perputhje me te verteten historike,duhet thene me force se shqiptaret ne Maqedoni jane perballur me durimin e gjate e neperkembjen ne te gjitha fushat.
Duhet pasqyruar se ne krahasim me kohen e krijimit te kesaj republike artificiale kemi renie drastike ne fushen e te drejtave kombetare e njerzore te shqiptarve.
Per te mos shkuar me larg por ne kohen kur ne Republiken e Maqedonise drejtonte edhe Nexhat Agolli,deftesat shkruheshin ne gjuhen shqipe,gjithashtu edhe dokumentet e tjere qe lidheshin me administraten shtetrore.
E sot per te rregjistruar nje femije ne kopesht,kërkesen duhet ta besh vetem ne gjuhen maqedone se ndryshe,femija yt mbetet jashte,pa kujdesin edukativ e shendetsor.
Ka raste te tjera ne kete vend ku me qindra femije shqiptare mbesin pa mesim sepse ne zona te caktuara nuk ka mesimdhenie ne gjuhen shqipe.
Po keshtu eshte gjendja edhe ne shendetsi, ne institucione te ndryshme si dhe ne vete administraten shtetrore ne pergjithesi.
Dominon ne menyre absolute maqedonishtja dhe qytetari maqedon eshte i privilegjuar.
Ne kete situate te rende qe sa vjen e rradikalizohet,Partite shqiptare vetem flasin.Ato nuk bashkohen per interesa kombetare dhe nuk kane mundur apo nuk kane dashur ta kushtezojne rregjimin maqedon.
Ndryshimet ligjore per te drejtat e shqiptareve duhet te jene te verteta,te thella e kushtetuese dhe jo kozmetike sepse nuk ka kohe më.
Situata eshte bere e rrezikshme veçanarisht per popullin shqiptar,per faktin e thjeshte se ne mungese te zgjidhjeve, rinia po kthen kryet nga emigracioni.
Ne kete vakum politik e shoqror kur jane ne pyetje te drejtat dhe vete e ardhmja e shqiptarve,Levizja e studenteve eshte e drejte dhe kerkesat e tyre jane ligjore e demokratike.
Ne te njejten kohe duhet thene se keto kerkesa jane te drejta e te nevojshme por jo te mjaftueshme.
Jam i mendimit se vetem ndryshimet politike te thella e te gjitheaneshme garantojne te drejten e gjuhes shqipe si dhe te drejta te tjera te shqiptarve ne Maqedoni.
Ndonese ka ndryshime kushtetuese qe garantojne gjuhen shqipe,gjuhe zyrtare ne Maqedoni situata nuk ka ndryshuar por perkundrazi.
Eshte e kote qe politikes maqedone,vete maqedonve t’u kerkohen te drejtat e popullit shqiptar sepse ata nuk ti japin kurre.
Klikave antishqiptare qe qeverisin ne kete vend dhe kane qeverisur edhe me pare i duhet imponuar ndarja e pushtetit ne mes popujve shumice qe jane shqiptaret dhe maqedonet.
Ne bote po derdhet gjak ne kerkim te te drejtave kombetare e njerzore te popujve dhe fuqite e medha po shpenzojne miliarda per te imponuar politikat e tyre te shfrytzimit ndaj popujve te tjere.Keto shembuj aktuale mjaftojne ndaj zgjidhja e situates se renduar duhet kerkuar jo thjesht tek protestat.
Ato duhen konsideruar fillimi dhe patjeter duhen pershkallezuar.
E thënë më thjeshtë,Levizja Studentore duhet kthyer ne levizje politike gjitheshqiptare.
Partite e vjetra duhet te largohen e nderkohe parti te reja duhet te lindin ne germadhat e politikes se vjeter.
Aliu me shoke dhe imitacionet e tjera te partive kinse shqiptare duhet te japin hesap jo per fitoret qe “kane arritur”por per kohen dhe shpresat e humbura qe u kane dhuruar shqiptarve ne keto 25 vjet.
Pas ndertimit te pushtetit ne formen e nje federate apo konfederate mund te vijne natyrshem te drejtat e tjera kombetare e njerzore te shqiptarve.
Rezultatet ne censusin e fundit te organizuar ne Maqedoni i nxoren shqiptaret ne nivelin e 29,5 perqind te popullsise se pergjithshme ne kete vend.
Eshte e rendesishme te kujtojme se si u reflektuan keto rrezultate ne kushtetuten e sotme te Maqedonise.
Ndonese te vjedhur e te perjashtuar ne te kater anet,shqiptaret arriten nje rrezultat te larte duke tejkaluar kufirin kushtetues prej 20 perqindesh si pasoje e te cilit kondicionohej dyshtetesia dhe gjuha shqipe,gjuhe zyrtare ne Maqedoni.
Ne fakt ne kete republike,rreth 50 perqind e popullit jane Shqiptare dhe kjo vertetohet dhe eshte vertetuar edhe me pare nga burime vendore e nderkombetare.
Nuk dua te demobilizoj studentet ne levizjen e tyre per mbrojtjen e shqipes ne Maqedoni por me zemer ne dore mund te them se jam skeptik per rezultatet e protestave te ketij niveli.
Jam i bindur se gjaku dhe gjuha i bashkon shqiptaret gjitheandej por keto gurë qoshnikë të shqiptarisë nuk mjaftojnë.
E thashe edhe me lart dhe e them perseri se Levizja studentore ne Maqedoni duhet pershkallezuar.
Ajo duhet te synoje me shumë dhe duhet ta ktheje levizjen per mbrojtjen e shqipes ne levizje politike me kerkesa te forta e themelore qe synojne ndarjen e pushtetit shtetror ne Maqedoni ose vete ndarjen e Maqedonise.
Kjo levizje duhet te bashkoje te gjitha pjeset e shendosha te partive shqiptare atje.
E kam fjalen per pjesen idealiste dhe jo perfituesit politike dhe laramanet shqiptare prane liderve deshtake ne Maqedoni.
Pa synime te qarta atdhetare e politike,Levizjet e tjera te te gjitha llojeve do te jene vetem ILUZIVE.
Deri para pak diteve,lumë studentesh dhe qytetaresh shqiptare u dynden para dyerve te ministrise se drejtesise ne Shkup.
Politikes maqedone i u drodhen kembet e mornica i kaluan neper trup por vetem me protesta AJO nuk do te ndryshoje…!?
PERDORIMI I GJUHES SHQIPE NE PROCESET ARSIMORE-PEDAGOGJIKE E PROFESIONALE mbetet nje kerkese e natyrshme,e drejte,e ligjshme dhe kushtetuese.
Pikerisht per kete arsye,Studentet Shqiptare nuk duhet te ndalen deri ne rrealizimin e kerkesave te tyre,derisa drita e protestave te ndriçojë krejt Maqedonine dhe rendin kushtetues ne kete republike artificiale.
Studentet jane ndalur perkohesisht dhe me siguri do te kthehen perseri ne fushen e betejes.
ZGJIMI I POPULLIT SHQIPTAR PO VJEN DHE RRADHËN E KA MAQEDONIA.!
Dashamir Uruçi
Tiranë,më 12 prill 2026.
Burimi/Facebook


Leave a Reply