(22 emigrantë të vdekur në brigjet e Kretes.)
Nga LUAN PACANI
Një tjetër kapitull i dhimbshëm i njerëzimit është shkruar në ujërat e ftohta të detit në jug të Kretës. Një tragjedi që nuk është thjesht një lajm, por një plagë e hapur në ndërgjegjen njerëzve
48 jetë , u nisën nga brigjet e Libisë më 22 mars me një ëndërr të vetme: një jetë më të mirë. Mes tyre kishte burra, gra, dhe fëmijë… njerëz që lanë pas gjithçka, duke besuar se përtej horizontit i priste shpresa,i priste jeta e mire. Por ajo që i priste ishte një makth i gjatë dhe i pamëshirshëm.
Për gjashtë ditë me radhë, të humbur në det të hapur, të rrethuar nga dallgë të egra dhe një qiell i pamëshirshëm, ata luftuan me urinë, etjen dhe frikën. Çdo orë ishte një betejë për mbijetesë. Çdo frymëmarrje, një lutje e heshtur.
Sot në orët e para të mëngjesit rojet bregdetare dhe policia portuale mori sinjalin per ndihmë .
Dhe kur ndihma … erdhi momenti më i errët. 22 prej tyre vdiqën .
Nën urdhrat e ftohtë dhe çnjerëzor të trafikantëve, u hodhën në det. 22 jetë u shuan në heshtje, të përpirë nga thellësia e pafundme. Te mbijetuarit degjuan klithmat dhe renkimet e tyre . Askush nuk pa lotët që u përzien me kripën e detit.
Ata që mbijetuan – vetëm 26 shpirtra të thyer – mbajnë tani brenda tyre një dhimbje që nuk shuhet kurrë. Ata panë me sytë e tyre shokët, vëllezërit, motrat e tyre të zhdukeshin një nga një. Panë vdekjen aq pranë, saqë ndoshta ende nuk e besojnë që janë gjallë.
Mes tyre, një grua dhe një i mitur… dëshmi e pafajësisë që u përball me tmerrin më të madh.
Kur ndihma më në fund mbërriti, ishte tepër vonë për shumë prej tyre. Dy nga të mbijetuarit u dërguan në spital, ndërsa të tjerët në një qendër pritjeje – por asnjë vend nuk mund të shërojë plagët që kanë në shpirt.
Ata nuk kërkonin shumë. Vetëm një mundësi. Vetëm një jetë. Por rruga drejt shpresës u kthye në një varr të hapur.
Kjo nuk është thjesht një tragjedi. Është një thirrje. Një klithmë që kërkon të dëgjohet. Sepse pas çdo numri ka një emër. Pas çdo jete të humbur, ka një histori që ndoshta nuk do të tregohet kurrë.
Dhe deti… ai vazhdon të mbajë lotët, ëndrrat,sekretet e tyre.
l@pacani
Burimi/Facebook


Leave a Reply