Kori “Siparantum” është pritur nga u.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, pas suksesit të madh në Kuala Lumpur, ku kori fitoi dy medalje ari dhe një çmim special. 🇽🇰🏅
Në garën ku morën pjesë më shumë se 200 kore nga vende të ndryshme të botës, “Siparantum” prezantoi vepra që përçojnë muzikën, kulturën dhe historinë shqiptare.
Gjatë takimit, Haxhiu i dorëzoi korit një mirënjohje për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe për kontributin në promovimin e artit dhe kulturës së vendit.
Ajo vlerësoi veçanërisht punën e dirigjentit dhe kompozitorit Memli Kelmendi, si dhe përkushtimin e gjithë anëtarëve të korit.
Një tjetër sukses ndërkombëtar që vendos artin shqiptar dhe Kosovën në qendër të vëmendjes.
Burimi/Facebook/Revista Ora


Leave a Reply