Si ish-ushtarak, e di se uniforma përfaqëson nderin, disiplinën, ligjin dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.
1. Uniforma është përgjegjësi, jo privilegj për dhunë.
2. Policia i shërben qytetarit, jo pushtetit politik të momentit.
3. Dhuna nuk është autoritet ,por paaftësi përballë dëtyrës.
4. Protestuesi nuk është armik i shtetit,por pjesë e pakënaqësive.
5. Ligji është i barabartë për të gjithë,ato që protestojnë dhe ato që mbrojnë ligjin.
6. Urdhri i paligjshëm nuk justifikohet me disiplinën dhe zbatimet e urdhrave në kundërshtim me të drejtat e njeriut.
7. Qytetari duhet mbrojtur, jo poshtëruar,dhunuar dhe abuzuar.
8. Abuzimi me uniformën kërkon përgjegjësi,llogaridhënie dhe ndëshkime ligjore.
9. Profesionalizmi matet me vetëpërmbajtje dhe respekt për ligjin.
10. Shteti forcohet me drejtësi, jo me frikë , dhunë dhe mungesë përgjegjësie.
Thirrje institucionale!
Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe institucionet kompetente të mbikëqyrjes e hetimit, të garantojnë verifikimin e çdo rasti të dyshuar të dhunës policore, transparencën dhe përgjegjësinë ligjore për çdo shkelje të provuar.
Si ish-ushtarak, e them qartë,se nderi i uniformës nuk matet me forcën që përdor, por me dinjitetin që mbron!
Respekt për uniformën, ligjin dhe qytetarin!
Paulin Marku ish-ushtarak


Leave a Reply