Alterantiva për Gjermani ka fituar më së shumti vota në landin Saksoni-Anhalt. Ky është një land i vogël në lindje të Gjermanisë, por domethënia e këtyre zgjedhjeve është e madhe. Kjo do të thotë që qeveria federale thjesht nuk është duke e bërë punën si duhet, se po bën shumë gabime e lëshime. Ndërsa vetë Kancelari Merz ka një problem shumë të madh, sepse për momentin, VETËM nëntë përqind kanë mendim pozitiv për Kandelarin!!!
Rezultati ishte vërtet dramatik për partinë e Kancelarit Merz, CDU. Kjo parti në Saksen-Anhalt ka përgjysmuar rezultatin dhe tani ka vetëm rreth 18%.
Partitë e tjera të qendrës, si SPD dhe ekologjistët kanë fituar pak a shumë votat e tyre, megjithëse ekologjistët shënuan rritje. Ndërsa e majta po ashtu ka shënuar rezultate shumë të mira, që është një specialitet i landeve në lindje.
Por AfD vërtet ka fituar jashtëzakonisht shumë, me mbi 44%. Kjo nuk e ndihmon të krijojë e vetme qeverinë dhe do të ketë shumë probleme, sepse askush nuk do të bashkëpujë me këtë parti, e cila në Saksen-Anhalt është shpallur pjesërisht ekstremiste nga gjykata.
Por edhe më shumë se fitorja e AfD, kjo dëshmon që qeveria federale dhe partitë në pushtet kanë vërtet problem serioz. Nëse nuk ndërmarrin shpejtë diçka, do të bien edhe më shumë, e çdo ngritje e AfD dhe të Majtës paraqet një problem shtesë për vetë Gjermaninë. Kështu mendoj unë, ndërsa ju me siguri keni mendime ndryshe. Por para se të komentoni, mos harroni: AfD është kundër pavarësisë së Kosovës, mbështet Rusinë, është kundër Euros dhe BE…
Burimi/Facebook


Leave a Reply