Nga Skënder Sadri KAPITI
Politika dhe politikanët e Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të marrin shëmbull nga futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, të cilët pavarësisht se kanë një periudhë kohore shumë të shkurtër që kur u antarësuan në FIFA, tashmë dardanët po shkruajnë historinë.
Me fitoren 4:3 të Kosovës ndaj Sllovakisë , futbollistët e Kosovës treguan jo vetëm profesionalizëm sportiv, por së pari ata treguan një përkushtim,përfaqësim dhe përgjegjësi të lartë kombëtare; një ndjenjë e pjekuri, mund e sakrificë në nderim dhe lartësim të shpirtit luftarak dhe heroik të tyre;gjë e cila ka lartësuar e ngritur imazhin dhe prestigjin e Shtetit të Kosovës në arenën euro-globale të sportit dhe jo vetëm të tij.
Në këto kushte ,kjo le t’i shërbejë politikës shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë si leksion se si politika duhet të sillet e punojë për interesin publik dhe kombëtar, për të luftuar krimin e korrupsionit dhe të hajnisë institucionale; le të shërbejë sporti dardan për politikën shqiptare se si përfaqësuesit politik e shtetëror duhet të punojnë me përkushtim për interesin publik e kombëtar dhe jo për interesa personale vjedhje,grabitjeje e korrupsioni.
Politikës kosovare tani i ka ardhur në “ndihmë”politika futbollistike e djelmoshave dardanë si leksion për politikanët shqiptarë se si ata duhet të veprojnë për të prodhuar e zbatuar politika që i shërbejnë kombit dhe atdheut;që politika kosovare të mos prodhojë përcarje e kriza institucionale shtetërore; që politika në Kosovë të mos prodhojë kriza për kolltuqe pushteti e interesi personal në dëm të Kosovës dhe të imazhit ndërkombëtar të saj.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply