Paulin Macaj
Në kujtim të martirit Dom Dedë Macaj
Një djalë 27 vjeç, i pushkatuar sepse besoi, sepse nuk e shiti të vërtetën, sepse nuk e mohoi Zotin.
Kush e vrau? Jo një armik i huaj… por dora e vet shqiptarëve.
Historia jonë është e mbushur me gjak të të mirëve — të besimtarëve, të dijetarëve, të drejtëve.
Ne nuk kemi vrarë vetëm njerëz… kemi vrarë besimin, shpresën dhe të vërtetën.
Sot jetojmë pasojat: një shoqëri e ftohtë, ku dashnia zbehet, smira rritet, dhe vëllai kthehet kundër vëllait.
Por më dhemb kjo: nuk ka pendesë. Nuk ka reflektim publik. Nuk ka kërkim faljeje. Sikur asgjë nuk ka ndodhur…
O njeri, ndalu pak. Mos e lexo si histori të vjetër, por si pasqyrë të sotme.
Përballu me të vërtetën.
Eshtë detyrë të zgjojmë ndërgjegjen e vet — fort, thellë, pa frikë.
🙏 Mos e shty për nesër. Pendesa është shpëtim.
Paulin Macaj, në kujtim të kushëririt tim, Dom Dedë Macaj, që edhe sot prehet pa iu gjetur eshtrat.
🙏 Lutu për ne, Dom Dedë Macaj.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply