Ai që duhet të jetë garanti i Kushtetutës, Presidenti i Republikës, u “shkërmoq” nga Gjykata Kushtetuese pas dekretimiti të datës së mbajtjes së zgjedhjeve vendore në Tiranë!
Bajram Begaj, duhet të japë dorëheqjen, e në mos…..të shkarkohet!
Një president, që me urdhër të shefit të Tij (që e uli në atë karrige), tentoi të “përdhosë” Kushtetutën, nuk duhet të jetë më në krye të shtetit! Një ushtar i denjë dhe besnik për të qënë shërbëtor i oborrit të Surrelit por kurrsesi një shërbëtor i Kushtetutës dhe interesin shqiptar!
Bajram Begaj, u përdor në mënyrën më të shëmtuar nga kryeministri autokrat, i cili firmosi me dorën e tjetërkujt, një dekret joligjor që do çonte në zhbërjen e Kushtetutës dhe pavarësisë së ligjit!
Bajram Begaj, sot u “rrëzua” nga Kushtetuesja, dhe do i bënte nder vetes dhe dinjitetit të Tij, që të dorëhiqej nga posti që iu ‘dhurua’ pikërisht me misionin e përdorjes së Tij në dëm të shqiptarëve dhe në interes të vetëm 1 personi, neodiktatorit Rama!
Përgëzoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të Kushtetutës, Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Padronit Rama dhe shërbëtorëve të Tij po i afrohet fundi i pushtetit të Tyre, ku shumica prej të cilëve gjënden apo janë ‘kandidatë’ për qelitë e burgjeve për shkak të zullumeve dhe përdorimit të shëmtuar që u është bërë nga kryeshefi i Tyre!
Vëndi nuk mund të shkojë më në rrokullisje nga një kryeministër i papërgjegjshëm i cili kërkon që Kushtetuta dhe shteti ligjor të kthehen në marionetat e Tij që i ndryshon sipas interesave të Tij personale.
Shqipëria nuk mund të jetë më një shtet “rrumpallë” dhe pa busull, një shtet në mes të Europës që s’e lidh asgjë më me mentalitetin komunist të së shkuarës së errët!
“Pasaporta Europiane” e Ramës është mandati i 4, të cilin jo vetëm që nuk do e çojë në fund por do e mbyllë karrierën politike me “faqe të zezë” për shkatërrimin që i bëri vëndit nga egoja e sëmurë për të sunduar mbi gjithçka!!!
Burimi/Facebook


Leave a Reply