Largimin nga jeta askush nuk e shmang. Intuita malsore qe per baze ka mendimin metafizik pagan thote: “erdh’ dekiku…”
Largimi i çdo njeriu qe e njeh sepse jeta te ka mpleks, sigurisht qe ka ngjyrat e veta mbrese landese me kontrast ndryshe.
Astriti edhe pse disa vjet ma i ri se un, ne thelb e ne shfaqje ishte siç e keni pershkru Ju, pa perjashtim, ne mesazhet e lamtumires.
Ai fliste kurr pa rradhe dhe pse ishte me horizont e me dije te nivelit euridit.
Flitet e u shkrue tan keto dit per boshllekun qe na len i miri dhe nuk flitet per dorasin, per brezin e dorasesve per nji pasivitet qe mbodhen pushtetet e pseudrejtesia shpesh e zhgarravitun, e qe sot asht ba thjesht pasoje e shkrimeve tona qaramane.
Doemos te kjan shpirti se vdekja ka hije te zezë e nuk te len shteg me mendu se ne keto kohe qe kan ardhe, jena te gjith nen kthetrat e saj dhe qe heret a vone do te na ndeshkoj nga dorase te pa formuem dhe te pa ndergjegjshem.
Nuk vret arma por plumbi. Shpirterisht nuk vret plumbi por padija dhe pragmatizmi mesjetar.
Elegjit tona qe postojme post mortum, sikur fshijne lotet, lehtesojn shpirtin tone, por vetem perkohsisht.
Sikur ledhatojne epilogun e mos harreses.
Shqiperia asht shtet i vogel.
Por vrasjet nga dora e instikteve obskurane te padijes nuk mund te mos ndeshkohen ne nji shoqeri qe ka vetem disa dekada ne fillim demokracie. E kjo demokraci e dhurueme krahasuar me shtete 100 here ma te medha se na, qe e fituen me gjak, nuk mund te krahasohet me kete qe ne mendojme se e fituem. Demokracite ne bote ( me plot te meta) absolutisht jane demokraci shum ma te hershme dhe te pjekuna se kjo e jona.
Ne dolem nga nji diktatur por ndergjegja jone per hir te turr a vrapit po kthehet nga liria e thelbit dhe tolerances, ne nji demokraci, 200 vjet mbrapa.
Shqipria nuk e ka kalue burrnin e duelit, por asht rrit me vrasje pas shpine dhe sot kjo tip vrasjeje po sofistikohet dita dites dhe po bahet ma frikshme nga menyra se si po konsolidohet, vetem nga fakti i mungeses se ligjit kapital, denimi me vdekje.
Vrave duhet te vritesh.
Nuk ka se si psikologjia e shqiptarit te vet-ndriçohet nga ndergjegja personale ne nji kohe 3-4 dekadash, pa hijen dhe friken e nji ndeshkimi kapital.
Mendoj se nuk ka se si te kuptohet demokracia jone si foshnje ose likuid e pa formuar pa ligjin e denimit kapital.
Mendoj.
Shpirti i Astritit pushoft ne paqe dhe u bafte shkak per diçka ma jetike ne kuptimin e simbolit te jetes.
Askush nuk e ka harru se shpirtin (metafizik-isht), ka te drejt me ta marr vetem Ai qe ta ka dhane, Zoti natyra apo energjia.
Burimi/Facebook


Leave a Reply