Ban fjalë për nji zonjë franceze t’shtyme n’moshë, emni i s’cilës ishte Emma. Ajo ishte 90 vjeçare dhe e ve, mbasi i shoqi i kishte ndrrue jetë me kohë. Në nji aksident i kishte vdekë edhe vajza e saj e vetme. Ajo nuk kishte asnji familjar tjetër që t’mund ta ndihmonte e të kujdesej për të. E vetmja gjâ që kishte në pronësi ishte nji apartament n’mes të Parisit, në nji zonë shumë të preferueme.
Bahet fjalë për vitin 1965. Emma ishte në gjendje kritike për jetesën e saj. Të ardhunat që merrte nga pensioni ishin shumë t’pakta e në atë moshë as që bahej fjalë se mund të punonte.
Nji avokat e kishte vu ré gjendjen e Emmës e mendoi ta shfrytëzonte gjendjen e asaj plake të mjerë.
Kshtu, nji ditë ai shkoi në apartamentin e saj e i ofroi nji shumë prej 2.500 frangash në muej për gjatë gjithë jetës së saj, me kusht që kur t’ndrronte jetë, apartamenti të kalonte në pronësi të tij.
Pa hezitimin mâ t’vogël Emma e pranoi kyt kusht, e mbasi mori edhe garanci ligjore se avokati nuk do t’tërhiqej nga kjo marrëveshje e se asnjâna palë nuk do t’mund ta anullonte.
Avokati besonte se kjo zonjë e moshueme nuk do t’jetonte gjatë e se shpejt ai do ta gëzonte banesën e saj n’qendër të Parisit me nji çmim t’leverdisshëm.
Por… i kishte bâ llogaritë gabim.
Emma jetoi plot 122 vjet. Ndërkohë, vetë avokati vdiq për shkak të nji tumori, tu’ mos e realizue planin e tij. Ndërsa Emma gëzoi edhe rrogën e saj mujore për tridhjetë vite, edhe shtëpinë e saj në qendër të Parisit.
Ndonjiherë, njeriu i bân llogaritë se do t’jetojë mâ gjatë se t’tjerët, se mund t’i shfrytëzojë ata me mënyra t’ndryshme e të përfitojë nga gjendja e tyne e mjerë.
Nuk e dimë, por ndoshta Emma kishte bâ ndonji t’mirë t’madhe n’jetën e saj, përderisa Zoti i çoi nji avokat që t’i shërbente deri sa ajo të vdiste!
Burimi/Facebook/Zefjana


Leave a Reply