Kryetari i FRD-së Bamir Topi ka leshuar akuza te ashpra ne drejtim te krereve te ministrise se Mbrojtjes per shkarkimet e fundit te gjeneraleve, por edhe per menyren aspak serioze sipas tij te menaxhimit te parave te taksapaguesve.
Gjate fjales se tij ne takimin me banorë të njësisë nr.3 të kryeqytetit, Topi beri pergjegjes drejtuesit e dikasterit per gjendjen ne te cilen kane katandisur kete institucion.
“Me paratë e taksapaguesve përdorin helikopterë të ushtrisë për pushime nga biznesmenë dhe femra. Turp për atë që ka rrënuar në këtë mënyrë institucionet shqiptare”.- u shpreh kreytari i FRD-së.
Duke iu referuar raportit të ODHIR-it mbi situatën parazgjedhore kryetari i FRD theksoi: “ODHIR ndan të njëjtat shqetësime që FRD ka bërë prezente kohët e fundit: një KQZ të njëanshme, mungesë transparence dhe një kryeministër që e ka vënë adminsitratën në shërbim të fushatës së tij”.
Madje ai shtoi se është e pakuptimtë që KQZ vazhdon të operojë me 4 militantë të partisë në pushtet.
Per Berishen
Topi nuk la pa akuzuar edhe kreun e qeverise dhe titujt e fisnikerise qe u jepen.
“ Kryeminsitri vazhdon të marrë tituj fisnikërie tiranase, si mund të nderohet një njeri që dy vjet më parë gjakosi bulevardin e Tiranës. Tirana, është e jona, asaj i kane mohuar identitetin historik, por jo personalitetin për t’i thënë kryeministrit ik se nuk na ke perfaqësuar asnjëherë”- tha ai.
Kryetari i FRD-së preku çështjen e karrotrecave e konsideruar si problem për qytetarët e Tiranës duke thënë se: “Karrotrecat kanë urdhër që dy javë të mos i ngacmojnë qytetarët në rrugë për shkak të fushatës zgjedhore, dhe pastaj t’i rikthehen biznesit të karrotrecave”.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply