
Persona të panjohur kanë hedhur shishe me benzinë mbi makinat e EULEX-it në Mitrovicë; incidenti ka kaluar pa dëme në njerëz.
Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë natës, persona të panjohur kanë hedhur shishe me benzinë në oborrin e një shtëpie në një lagje të Mitrovicës, në pjesën jugore të banuar me shumicë shqiptare.
Një zëdhënës i policisë tha se mjetet shpërthyese ishin hedhur në vendin ku ishin parkuar disa makina të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.
Shtëpia ku ka ndodhur incidenti është e banuar me pjesëtarë të këtij misioni. Policia tha se nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa po kryen hetime për ndriçimin e rrethanave, motiveve dhe autorëve të mundshëm të incidentit.
Misioni i EULEX-it, u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008. Misioni ruan ende fuqi ekzekutive dhe trajton rastet e krimeve te luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësohen me të ndejshme për t’u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply