Si sot 73 vite më parë do të ndodhte një nga krimet më makabre të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.
Natën e 26 Shkurtit buzë lumit Erzen, sigurimi i shtetit me urdhër të Enver Hoxhës (atë kohë Kryeministër), dhe të Mehmet Shehit (Ministër i Brendshëm) do të pushkatoheshin 22 intelektual të shquar të kohës.
Pa asnjë faj, pa u gjykuar në asnjë shkallë gjygjësori, me vendime dhe dekrete që nga disa u firmosën dhe nga disa të tjerë jo, vetëm disa ditë pas ekzekutimit të tyre.
Ata u martirizuan thjeshtë si një hakmarrje e verbër dhe shpagim ndaj njerëzve të dijes.
Shumica e tyre ishin të diplomuar në vendet perëndimore dhe me pushkatimin e tyre, klika e Hoxhës, tregonte besnikërinë ndaj Bashkimit Sovjetik dhe shokut Stalin, pas gjoja “prishjes” me Jugosllavinë e Titos.
Krimet e pandëshkuara nga drejtësia, janë viroza që mund të përsëriten.
Sot në diktaturën e re që po përjetojnë shqiptarët, ndoshta nuk të pushkatojnë, por të detyrojnë të ikish nga Atdheu, të mbyllish gojën, ose të bëhesh më ta.
Kujtesa është pak, për martirët e pafajshëm të bombës së hedhur nga autor të tjerë, në ambasadën sovjetike.

Burimi/Facebook


Leave a Reply