Mote më parë, ishim ulur me Dritëroin në kafen e ish Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Rrugën e Kavajës. Vështirë është të kujtoj se pse u ulëm aty dhe për çfarë mund të kemi folur. Me siguri ajo godinë ishte shumë e dashur për Dritëroin. Vite të tëra të jetës së tij ishin vërtitur tek ajo godinë, që me gjithë kufizimet e kohës ishte shndërruar në Mekën e krijuesve.
Nëse kujtesës sime i kanë shpëtuar hollësit e asaj dite, ka diçka që ka mbetur e freskët. Në një çast Dritëroi nxorri stilografin dhe diçka shkroi mbi faturëne kafeve dhe ndoshta edhe të ndonjë gote. E shikoja me kujdes dhe nuk e di pse u bëra ziliqar të kisha një dhuratë prej tij. E dija që një silograf nuk përbënte ndonjë kuriozitet të madh për mua. Kisha plotë të tillë, por një stilograf që kish “lëruar” në dorën e Dritëroit ishte shumë më tepër se një mjet për të shkruar. Nuk durova shumë dhe me shaka i thash:
-Të kam ndjekur me kujdes dhe kam vënë re që përdor stilograf shumë të veçantë. Edhe unë kam disa stilografë por këta të tutë sikur më duken më të mirë. Edhe në parlament të shoh që vazhdimish shkruan e shkruan mbi letrat e projektligjeve. Dritëroi nuk foli. Hapi xhaketën dhe nxorri nga xhepi i brendshëm një stilograf tjetër.

– Zgjidh cili të pëlqen nga këta, më tha. Mbeta i befasuar se ma lexoi mendimin. Nuk e zgjata dhe i thash zgjidheni ju për mua. Tani e nise Dritëro, i thash, çoje deri në fund. Ju takon juve ta zgjidhni dhuratën për mua. Pa e menduar shumë më fali njërin prej tyre.
Një stolograf mund të mos dukej ndonjë gjë e madhe në atë çast. Por ai nuk ishte një stilograf dosido. Ishte stilograf i Dritëroit. Çilido material që ish përdorur për të fabrikuar atë, koha do ta kthente në të artë. E falënderova Dritëroin dhe pasi e mbajta pak dhuratën në dorë e futa shpejt në xhepin e brendshëm të xhaketës. Rrugës e kontrollova disa herë xhepin për të qenë i sigurt që stilografi qendronte aty.
Diku nga vitet 1980, profesori im francez, Filip Hemon, më ftoi në një kafe krejt të veçantë, në kafe “Le Procope”, që frekuentohej nga njerëzit e mëdhenj të letrave. Kjo kafene që ndodhet në Bulevardin “Shenjti Zhermen” (Saint Germain) ish hapur nga një italian qysh në vitin 1866.
Tavolinat dhe karriget, nuk dihet prej sa e sa vitesh ,ruheshin si një vlerë e vyer. Në to ishin ulur shkrimtarët e mëdhenj të dikurshëm, si La Fonteni, Volteri, Hygoi, Balzaku e shumë e shumë të tjerë. Të zhytur në botën e tyre rrufisnin nga një gllënjkë kafe dhe lexonin gazetat e shkruanin ndonjë fragment të veprave të tyre të mëdha.
Sa shumë vlerë do të kishte patur kafja e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë nëse do ishte ruajtur si dikur. Tavolinat dhe karriget e saj do kishin shumë e shumë më tepër vlerë se mobiljet e sotme moderne. Muret e dekoruar me porteretet dhe dorëshkrimet e shkrimtarëve tanë do ta sillnin më të gjallë kohën që lamë pas. Pakujdesia jonë kronike vret pa mëshirë të djeshmen dhe e bën më të pasigurt vazhdimësinë drejt së ardhmes.
Kur vizitova para dy vitesh Menkulasin, vendlindjen e Dritëroit në Devoll, mendova se do gjeja shumë gjurmë të shtëpisë së tij. Me dhimbje pash që nuk ishte ruajtur thuajse asgjë. U futa në rrugicën ku kish qenë shtëpia, por nuk gjeta asgjë. Mësova se kishin dashur të ngrinin një muze për Dritëroin, madje kishin caktuar dhe vendin, por nuk ishte bërë asgjë. E dhimbshme. Bëra vetëm një fotografi dhe u largova si një kalimtar i dëshpëruar. Kur u ktheva në Tiranë, takova Elonën, bijën e Dritëroit, dhe i shpjegova trishtimin tim nga ajo vizitë. Elona, një shëmbëlltyrë mirësie e prindërve të saj, më shprehu të njëjtën gjë.
Sadija, bashkëshortja e Dritëroit, e më von edhe Elona kanë sistemuar e ruajtur gjithçka që la Dritëroi. Sot edhe një copëz letër e zhgaravitur prej dorës së tij ka aq shumë vlerë.
Edhe unë e kam ruajtur stilografin që më dhuroi Dritëroi. Ai nuk është thjesht një stilograf, por një histori. Më pëlqen të imagjnoj se me të Dritëroi shkroi “Shkëlqimin dhe rënien e shokut Zylo”, “Fjala gdhend gurin”, “Pelegrinin e vonuar”, “Arkën e djallit”, “Fletorkën e natës” e shumë e shumë vepra të të tjera të tij.
Vepra e Dritëroit është elitare ne letërsinë shqiptare. Ai e gjeti frymëzimin te balta e Devollit, te kazani që pikonte pikë pikë rakinë e rrushit, te trokthi i kalit, te këngët dhe vajet, te gurgullima ujit të përroit, te dëbora e dimrit dhe era e marsit, te aroma e ftoit dhe trëndelinës, te njerëzit e thjeshtë me të cilët kthente nga një gotë, te fëmijët e panjour që i qeraste me karamelet që mbante në xhep, të shpirti i poullit të vet.
Kur shkruajmë për njerëz të mëdhenj si Dritëroi, që dritëroi gjithë jetën, nuk na mjaftojnë fjalët. Unë nuk jam njeri i artit dhe nuk do të merrja kurrë përsipër të tregoja kush ishte Dritëroi si poet, shkrimtar, eseist, skenarist apo publiçist. Fati e solli që unë si dhe shumë të tjerë të njhnim nga afër një pjesëz të vogël të jetës së tij të pasur. Ishim fatlumë që qemë për vitë tëra kolegë e miq të Dritëroit. Na bëri bashkë politika dhe jo pak por për shumë vite.
Veprat që dolën nga duart Dritëro Agollin janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme për ta njohur Dritëroin tjetër, njeriun e thjesht, kurajoz, tolerant, të vërtet e të dashur për këdo që e ka njohur nga afër. Si deputet prej 30 vitesh, mund ta njihje nga fjalimet, por Dritëroin tjetër mund ta njihje më mirë në kafen e Parlamentit kur ulej me këdo, të majtë e të djathtë. Kthente edhe nga një gotë dhe atëhere mund të dëgjoje perla prej tij.
Krijuesit kanë huqet e tyre. Ata nuk shpëtojnë dot nga ca sjellje të veçanta në kërkim të muzës që nxit talentin e tyre. Edhe Dritëroi nuk bënte përjshtim nga ky rregull. Ai ishte vazhdimisht në kërkim. Nuk i shpëtonte asgjë, asnjë fljalë e urtë, as një varg i këngëve popullore, asnjë zakon, asnjë kod dollie, asnjë rrëfenjë e veçantë, asnjë ninull, as e mira dhe as e keqja. Ai qëronte nga çdo bisedë atë që i intersente dhe që mund t’i duhej për të gdhendur vargjet e tij.
Kur të tjerët zhurmoni në tavolina e Kuvendit, Dritëroi gërmonte në kujtesën e tij dhe shkruante e zhgaraviste vazhdimisht. I ndodhur në një tavolinë pas shpinës së tij, e ndiqja plotë kuriozitet por pa rënë në sy. Kur largohej mblidhja letrat e zhubrosuar dhe mundohesha të kuptoja botën e tij të vëtet. Në to kishte copëza vargjesh, vizatime të çuditshme, fjalëformime e plotë gjëra të tjera. Në këtë univers, kur njeriu flet me veten, mund të mësosh më shumë për shpirtin dhe psikologjinë reale të gjithkujt.
Nuk e di pse njëherë Sadia, bashkëshortja e tij, më zgjodhi mua të ruaja Dritëroin nëse rrukulliste ndonjë gotë. Mesa duket Dritëroi ishte betuar se do hiqte dorë nga uji i bekuar. Çfarë t’i thosha! Nuk desha t’ia prishja. Ajo ishte një bashkëshorte shëmbullore që kujdesej me aq përkushtim për shëndetin e bashkëshortit të saj.
Një ditë, ishim në mbledhjen e Komitetit Drejtue të Partisë Socialiste që zhvillohej në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve. Sapo dolëm për pushim, Dritëroi përfundoi te banaku i lokalit që ndodhej në fund të koridorit. E ndoqa me cepin e syrit. Porositi një gotë uiski.
Nuk kaluan pak minuta dhe si për habinë time Sadia më telefonoi. Çfarë rastësie! Mesa duket gratë kanë një shqisë më tepër se ne meshkujt. Ato kanë shqisën e intuitës dhe me shumë gjasa pararshikojnë pa gabuar. Më pyeti nëse Dritëroi kish shkelur premtimin. Jo, ii thashë me zë të sigurt. Tani jemi në pushim dhe Dritëroi ka marrë vetëm një kafe.
Zgjodha të gënjeja. Me siguri Sadia më besoi, edhe pse nuk i tregova të vërtetën. Nuk mund të bëja ndryshe. Dritëroi ishte shënjti ynë, dhe shënjtit të duken gjithmonë të pagabueshëm. Sa herë mu dha rasti ta takoja Sadijen pas vdekjes së Dritëroit i dredhoja shikimit të saj. Nuk ma përmendi kurrë dhe unë gjithashtu nuk ja kujtova kurrë.
Ditën që edhe Sadia u nda nga jeta, për t’u bashkuar me Dritëroin, me ftuan të bëja një intervistë para kamerave të disa televizioneve. Gjeta çastin dhe i kërkova asaj falje publike që së gjalli nuk i kisha mbajtur fjalën. Ndoshta shpirti i saj më dëgjoi dhe pranoi faljen time. U ndejva me të vërtet i lehtësuar.
Burimi/Facebook


Leave a Reply