Enver Bytyçi
Liburn Aliu është një nga politikanët më të spikatur të Vetëvendosjes dhe të Kosovës. Sot ai ka thënë se “Kosova shtet është një projekt i përkohshëm”! Dhe kështu ka hedhur dyshime në ekzistencën e këtij shteti.
Mbaj mend se në vitin 2010 jam përballur me Liburnin në një debat televiziv në Tiranë. I kam thënë që atëherë se projekti i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, të cilin ai e mbronte edhe atëherë, është në interes të Serbisë. Sepse ai projekt nuk rrealizohet pa pjesmarrjen e Beogradit. Dhe pjesmarrja e Beogradit në këtë projekt do të thotë ndarje e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë. Pikërisht ajo që deshën të bënin Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçi dhe Edi Rama në vitet 2017-2020.
Kanë kaluar 13 vite dhe zoti Aliu nuk paska ndryshuar. Por të vesh në pikepyetje shtetin e Kosovës, duke qenë ministër i qeverisë së këtij shteti, është më shumë se gafë politike. Kur thua se Kosova shtet është projekt i përkohshëm i ke dhënë një armë të fortë në dorë Serbisë në aksionin e saj kundër njohjeve të këtij shteti. Kush nuk do ta besonte Ivica Daçiçin tek citonte ministrin e Albin Kurtit duke thënë se Kosova është shtet i përkohshëm?!
Prandaj i kërkoj kryeministrit Kurti që të reagojë dhe ta përgenjështrojë ministrin e tij, Liburn Aliu. Eshtë detyrë politike e diplomatike kjo. Por është dhe një reflektim për disiplinuar bashkëpunëtorët e tij të padijshëm!
Burimi/Facebook


Leave a Reply