Zekerija Idrizi: fragment nga romani im “Arratisja nga vdekja”, Grand Prind, Tiranë
Kristina, e din çka? Përçdoherë, kur shkoj për të pirë kafenë te kafeneja «Jerusalem» në Berlin, koncentrohem shumë në ato debatet e thella me shefin izraelit (hebre) Dorti rreth «ethosit global», rreth feve ibrahimike (abrahamike: islamit, hebraizmit dhe kristianizmit) dhe rreth ideve paradoksale mbi përplasjen e qytetërimeve në Armagedon, si ide futuriste kjo e ideologjive ose megaloideve supremaciste të imperialistëve religjiozë të të tre religjioneve planetare. Në fakt, këtë ide e zhvilloi më thellë socio-filozofikisht dhe politikisht hebreu Samuel Philips Huntington, në veprën e tij bestseller «The Clash of Civilizations» (“Kampf der Kulturen», “Përplasja e qytetërimeve”). E elaboruan më pastaj më akademikisht dhe autorja britanike Karen Armstrong në librin e saj “Im Kampf für Gott”-FUNDAMENTALISMUS IN CHRISTENTUM, JUDENTUM UND ISLAM (“Në luftë për Zotin”-Fundamentalizmi në Kristianizëm, Judaizëm dhe në Islam”), si dhe akademiku teolog Hans Küng në shumë vepra të tij, në veçanti në librin “Denkwege» («Rrugëzgjidhjet»). E elaborova dhe unë nga këndvështrimi im te libri “Fundamentalizmi islamik si fiksion dhe myslimanët antifundamentalistë”.
Dhe, e di ç’ide më ka vajtur në kokë sot? Përderisa nuk arrijmë ne, njerëz të vullnetit të mirë nga të tri këto komunitete konfesionale, të çrrënjosim këto megalo-ide paradoksale, në thelb ultra-fundamentaliste, për të mos thënë fashistoide, nga kokat tona, në veçanti nga kokat e ideologëve ose shpikësve të këtyre ideve morbide, nuk do të ketë kurrë Paqe të mirëfilltë në glob, dhe, për më keq, bota, herët o vonë, do të përmbyset keqas apokaliptikisht.
Siç e din, për ç’gjë se edhe vetë ke qenë dëshmitare, të njëjtat debate i kam zhvilluar intensivisht edhe me rabinin David Barak kur qëndrova plot tetë muaj në Bazel të Zvicrës, si dhe me profesorin e historisë, hebreun dr. Erwin Lewin, në shtëpinë tonë në Berlin. Profesor Erwinin e kemi mik shumë të mirë shtëpie dhe përgjithësisht mik të neve shqiptarëve si komb, për arsye se ka specializuar shkencat e historisë në Tiranë dhe flet perfekt në gjuhë shqipe. Ndër të tjerash, ai si ligjërues me dekada i historisë në Universitetet e Laipcigut dhe Berlinit, deri më tani, ka botuar mbi njëzet libra për historinë tonë kombëtare shqiptare, shumë prej të cilave m’i ka dhuruar në bibliotekën time personale. Kristinë, në veçmë e kemi të ditur faktin që kombi hebre-izraelit ka nxjerrë personalitete më shumë në historinë njerëzore se çdo komb tjetër në botë. Izraeli, respektivisht Kan’ani, si tokë e premtuar nga Perëndia, ka qenë udhëkryq i rrugëve tokësore dhe detare, kurse izraelitët /hebrenjtë (në Kur’anin e shenjtë të cilësuar si “Beni Israilë”/”Bijtë e Israilit, e Israil është emri përkëdhelës i profetit Jakub / Jakob-djal i Isakut e nip i profetit Ibrahim, që në hebreisht ka kuptimin e “shërbëtorit të denjë të Perëndisë”) një komb i zgjedhur nga Zoti, një komb që ka, ndoshta, historinë më të madhe të botës, një komb që për atdhe të vjetër e të ri ka Izraelin, këtë kryeqendër të shumë profetërve të Perëndisë me themeluesin e tij Davudin / Davidin, si profet e mbret fisnik tok me djalin e tij inteligjent e sundimtar të fuqishëm profetin Sulejman / Solomon. Sa e sa herë përsërisim unë dhe ti, Kristina, në ato lutjet e liturgjitë tona të përçdoditshme sintagmat nga versetet e shumta të librit tonë të shenjtë Kur’anit: “O bijt e Izraelit!” («Ja beni israiil!»); “O bijt e Israilit, hyni në tokën e shenjtë, në Kan’an, të cilën Perëndia ua ka premtuar..!”etj. Versete këto që dendur përsëriten në Kur’an. E, Izraeli është vendi i shenjtë, me atë historinë e bujshme të personaliteteve e evenimenteve të shenjtë, ku gërshetohen kulturat dhe qytetërimet e tri feve ibrahimike / abrahamike.Të shpërndarë nëpër botë, si asnjë komb tjetër, hebrenjtë mundën të ruajnë identitetin kulturor e fetar. Zaten edhe vetë fenomeni i ekzodusit ka gjenezën te ky komb, ndërkohë që themelet e çdo qytetërimi mbështeten në ekzodus, në lëvizje, në pantarej, si themel krucial i çdo filozofie dhe disipline shkencore… E, sot statistikisht janë 15 milionë hebrenj të shpërndarë në të gjithë globin. Vështirë se gjendet tjetër vend në botë me histori kaq madhështore sa ka shteti i Izraelit-Kan’anit.
Një komb i vogël, me histori të mëdha e me kaq figura kolosale vështirë se mund t’i gjesh kund
.Se hebrenjë janë edhe kolosët e mendimit komunist botëror, Marksi e Engelsi, madje hebrenj janë edhe Albert Ajnshtaini, Rothshildët e famshëm të bankave botërore, Franc Kafka, Frojd, Milton Fridman, Stefan Cvajgu, Henri Kisingjer, Ollbrait, Soros, Dizrael (ish-kryeministri i Britanisë), Majkëll Dell, (kompjuteri dell), ndërkohë që, nga ana tjetër, me emrat e mjaft shkencëtarëve janë lidhur edhe zbulime të mëdha, si: zbulimi i ilaçit të sifilizit, i ilaçit të kancerit në gjak, semafori, kabllot optike, filmit me tinguj, zbulimi i mikrofonit dhe gramafonit, inçizim në video, dhe deri më tani janë 180 fitues të çmimit të madh “Nobel”. Hebreu Willian Jones Sidis është vlerësuar me shkallën më të lartë të inteligjencës në botë (IQ) 200-300 njësi. Personalitetet që kanë kontribuar në ndryshimin e rrjedhave të historisë ishin hebrenj: Albert Einstein, Sigmund Freud, Karl Marx, Paul Samuelson, Milton Friedman…Personalitetet që kanë bërë kthesë në mjekësi ishin hebrenj: Vaccinating Needle, Benjamin Ruben, Polio Vaccine, Jonas Salk, Leukaemia Drug: Gertrude Elion (Hepatitis B), Baruch Blumberg, Syphilis Drug, Paul Ehrlich (Neuro muscular), Elie Metchnikoff (Endocrinology), Andreë Schally (Cognitive therapy), Aaron Beck (Contraceptive Pill), Gregory Pincus, G. Wald (Understanding of Human Eye), Stanley Cohen (Embryology), Willem Kloff came (Kidney Dialysis).Zbulimet e hebrenjëve që ndryshuan historinë: «Micro – Processing Chip» nga Stanley Mezor, «Nuclear Chain Reactor» nga Leo Szilan, «Optical Fibre Cable» nga PeterSchultz , «Traffi c Lights» nga Charles Adler, «Stainless Steel» nga Benno Strauss, «Sound Movies» nga Isador Kisee, «Telephone Microphone» nga Emile Berliner, «Video Tape Recorder» nga Charles Ginsburg etj. Firmat më prestigjioze e më të fuqishme botërore kanë firmën hebraike: Polo: Ralph Lauren, Coca Cola, Levi’s Jeans nga Levi Strauss, Starbucks nga Howard Schultz , Google nga Sergey Brin, Dell Computers nga Michael Dell, Oracle nga Larry Ellison, DKNY nga Donna Karan, Baskin & Robbins nga Irv Robbins, Dunkin Donuts nga Bill Rosenberg etj. Intelektualët, politikanët më me ndikim ishin hebrenj: Henry Kissinger, US Sec of State, Richard Levin, President Yale University, Alan Greenspan, US Federal Reserve, Joseph Lieberman, Madeleine Albright, Formar US Sec of State, Casper Weinberger, US Sec of Defence, Maxim Litvinov, USSR Foreign Minister, David Marshal, Singapore Chief Minister, Isaacs Isaacs, Gov-GenAustralia, Benjamin Disraeli, British Statesman, Yevgeny Primakov, Russian PM, Barry Goldëater, US Politician, Jorge Sampaio, President Portugal, Herb Gray, Canadian Deputy – PM, Pierre Mendes, French PM, Michael Hoëard, British Home Sec., Bruno Kriesky, Austrian Chancellor, Robert Rubin, US Sec of Treasury etj. Mediat globale dhe personalitetet influencuese gjithashtu hebrenj: Wolf Blitzer, CNN, Barbara Walters, ABC News, Eugene Meyer, Washington Post, Henry Grunëald, Time Magazine, Katherine Graham, Washington Post, Josip Lelyeld, New York Times, Max Frankel, Neë York Times etj. Kjo është një pjesë e historisë së këtij kombi historik. Një komb krejt i veçantë në të gjithë shfaqjen e vet. I veçantë nga çdo pikëvështrim: në histori, në gjuhë, në kultet e veta, në kulturë, në shkencë. Një popull i zgjedhur nga Zoti, siç janë shprehur ata historikisht, që i përkasin familjes së popujve e gjuhëve semite (nga Sami djal i Nuhit\Noas si profet zulmëmadh bibliko-kur›anor). Kur i kam para syve këto fakte që t’i shtrova, Kristinë, kam përshtypjen, në kuptim fantazmagorik, sikur dhe çdo shkencëtar, gazetar, nobelist letrar o politik, filozof apo biznesmen multimiliarder në botë është një hebre-një izraelit, pavarësisht që realisht ka tjetër përkatësi nacionale.
Kristina, madje, çuditërisht, edhe emri im ka gjenezë hebraike. Së këndejmi dhe jam udhëhequr përgjithnjë në jetë të të thërras ty me emrin Elizabeta, e cila ishte bashkëshorte e Zakarias bibliko-izraelit. Por, prapë se prapë, mirë të shkon emri Kristinë që, si koncept bibliko-kristian, ka kuptimin e një «Rilindase». E, pikërisht ti, Kristina je ajo figura që bëre me shumë vullnet, me ngulm, me shumë takt e sens, unë të rilind, të ringjallem, po sikur feniksi nga hiri dhe, përfundimisht, të arratisem nga “vdekja”, nga zhbërja, nga të gjitha rastet më të rënda depresive dhe nga ajo më fatalja: nga vetëvrasja…
Kristinë, kur të kemi parasysh dhe faktin që shumica dërrmuese e profetëve më zulmëmëdhenj ishin hebrenj, fakt ky që e vërtetojnë dhe librat e shenjtë, dua të të them dhe diçka për fund, ama, të lutem, mos ma zë për të madhe! Çdo here, kur vë në kujtesë tërë historinë hebraiko-izraelite, figurat e tyre famëmëdha dhe, çdo here, kur bisedoj me miqtë e mi inteligjentë hebrenj, fitoj përshtypjen sikur dhe vetë Allahu ynë është një hebre (!!!?), një Jahve-Jehova-Elohim……
Burimi/Facebook


Leave a Reply