Nga Dilaver Goxhaj
Ditët e para të muajit Nëntor 2023, në kuadrin e muajit të Festive të Nëntorit, në sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë u promovua libri “Lufta Civile në Shqipëri 1943-1945”, me autor Uran Butka, Tiranë, 2015, botim i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK), i miratuar prej Bordit Drejtues të këtij institucioni, i cili financohet nga qeveria.
Qysh në rjeshtat e parë të këtij libri (pas parathënies), z. Uran Butka na jep përkufizimin e “Luftës Civile në Shqipëri”: “Konfrontim i brendshëm i organizuar dhe i armatosur për motive politike, ideologjike, pushtetore e nacionale midis grupimeve kryesore politike e ushtarake shqiptare, konflikt ushtarak ndërmjet të djathtës e së majtës, rezistenca kundër komuniste me armë dhe shtypja e përgjakshme e saj, janë komponentët kryesorë të Luftës Civile në shqipëri ,1943-1945.”, (f.11). Duke vijuar: “Si një fenomen shoqëror, Lufta Civile nuk ndodhi rastësisht apo nuk nisi menjëherë. Ajo i ka fillestat qysh me pushtimin fashit të Shqipërisë midis dy rrymave politike dhe luftarake të kundërta: Ballit Kombëtar dhe Lëvizjes Nacionalçlirimtare, i cili u çeli udhë dy rrymave politike dhe luftarake të kundërta: Ballit Kombëtar dhe Lëvizjes Nacionalçlirimtare.”
Jo më kot ekziston shprehja popullore: “Mos e pyet, se flet vetë!”
Me këtë deklaratë, “Instituti i Studimeve për Krimet Kundër Komunizmit”, i përfaqësuar në këtë rast nga z.Uran Butka, na e bën më se të qartë se: çdo shqiptar që guxoi dhe rrëmbeu armën për të luftuar pushtimin e Shqipërisë nga fashizmi italian dhe nazizmi gjerman, ishte armik i Ballit Kombëtar. Që të len të kuptosh se “nacionalistët” e Ballit Kombëtar kanë qenë për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashte, që e zbatuan edhe praktikisht me gjermanët.
Gjithashtu, si ISKK dhe vetë z.Uran Butka na e bëjnë me dije se Lufta Civile në Shqipëri ka qenë planifikuar nga e djathta shqiptare, e përfaqësuar prej Ballit Kombëtar, qysh ditën e parë të pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi.
Po ashtu, këta zotërinj: të gjithë ata shqiptarë që rrëmbyen armët kundër fashizmit, nuk kanë qenë gjë tjetër, por veçse komunistë! Që, dashje pa dashje, këta zotërinj i thonë të vërtetën historisë së Shqipërisë, se atdhetarë (nacionalistë) të vërtetë nuk kanë qenë “nacionalistët” e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, por partizanët, që ndryshe këta zotërinj i quanin dhe i quajnë “komunistë”.
Dashje pa dashje, ISKK dhe z.Butka, me këtë përkufizim na bindin se krijimi i BK është nxitur nga sundimtarët fashistë italianë që shqiptarët të luftonin njëri-tjetrin për një pushtet të tyre më të madh, duke përdorur mjete të tilla si “nacionalizmi”, për për të minuar kryengritjen tonë popullore dhe për të mashtruar njerëzit që të bashkoheshin me BK dhe me fashistët.
Këtë na e dëshmon Marrëveshja Dalmaco- Kelcyra, e 15 marsit 1943, ku dy anëtarët e KQ të BK, Ali Këlcyra dhe Nuredin Bej Vlora nënshkruan në Tiranë me kryekomandantin e trupave pushtuese italiane, gjeneral Dalmacon, këtë protokoll famëkeq, sipas të cilit BK vihej në shërbim të pushtruesve fashist.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply