Dënoj me forcë kërcenimin e Vlora Hysenit ndaj gazetares kurajoze dhe profesioniste Klodiana Lala. Zonja nën akuzë për krime të renda, zonja që trafikon sekretet shtetërore, kjo anëtare e nje Grupi të Strukturuar Kriminal, ka guximin të shantazhojë një gazetare që ka denoncuar krimin dhe bandat, që Vlora Hyseni i ka mbrojtur dhe ju ka shërbyer.
SPAK duhet urgjentisht t”i komunikojë asaj një akuzë të re, atë të kanosjes ndaj një përfaqësuese të medias. Kjo eshtë e papranueshme!
Në vend se të ulë koken për turpet që ka bërë, ngre krye dhe bën presion. Ky është në fakt stili dhe fytyra e qeverisjes së Edi Ramës.
Doja ta ngrija në Parlament këtë incident të rëndë, por urdhrat e Ramës për të heshtur Opozitën e bëjnë të pamundur.
Burimi/Facebook/AlbDreams Televizion


Leave a Reply