Je ëndrra e mendjës sime
Me trishtimin e rrënuar
Vetmia fle pa pikë mëshire
Për të më lënë gjithë natën zgjuar!
Bie përmbys, shtrëngoj jastëkun
Me mallin lëkurës mbi
Më thuaj, si ta mbush boshllëkun
Të jem me ty, tani?!
Ti je mirazh që humbë netësh
Jeton larg, nga ana tjetër
Je si poemë që derdhesh fletësh
E si kujtim je plagë e vjetër!
Të mbaj mbrënda tek zemra ime
Shpirti kërkon të rri me ty
Ti more botën e kujtimeve
Dhe gjumit tim i more sytë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply