Sa më shumë dëgjoj e lexoj për dosjet e ditëve të fundit, aq më shumë kuptoj se kostumi i ndërmjetësit midis krimit të organizuar e qeverisë i rri i vogël Ergys Agasit.
Them i vogël sepse i vetmi kostum i madh që mbetet në ndodhi të tilla, është ai i shërbimeve sekrete. Më saktë, i shërbimeve të huaja.
Një koordinatori të krimit të organizuar nuk i duhen informacione nga SHISH, se pasja në xhep e Policisë së Shtetit, ashtu siç Agasi kishte në xhep ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit Ilir Proda, është mjaftueshëm për t’i ardhur në ndihmë grupeve kriminale për të cilat punon apo edhe vetë klanit që i drejton (meqenëse edhe po flitet që klani Agasi ishte në luftë të ftohtë me klanin Belinda).
Kështu që lind pyetja se për çfarë do t’i duheshin Ergys Agasit sekretet e shtetit shqiptar. Nëse Agasi operon më vete, nuk i hynte në punë ai informacion, por nëse hipotetikisht punonte për një shërbim të huaj jashtë vendit, me deduksion logjik patjetër që do t’i hynte në punë informacioni i SHISH-it, se është informacion që mund t’i hynte në punë atij shërbimi tjetër.
Pa folur për faktin që Agasi nuk përflitet vetëm për marrëdhënie me shefen e SHISH-it, po edhe me ish-shefen e AKSHI-t, shtyllës tjetër të arkitekturës së sigurisë kombëtare dhe informacionit të shtetit shqiptar. Përse do t’i duheshin këtij njeriu marrëdhënie kaq të afërta me dy shtyllat e informacionit të Shqipërisë e shqiptarëve?
Fut në ekuacion edhe faktin që Vlora Hyseni u shkarkua nga Albin Kurti, për arsye që nuk dihen, por që sigurisht mund të përfshijnë edhe spiunazhin për vende të tjera.
Fut edhe fuqinë e Ergys Agasit për të emëruar drejtor policie e shkarkuar ministra të Brendshëm, që buron vetëm kur ke mbrapa një fuqi shumë më të madhe, zakonisht të huaj.
As nuk po aludoj dhe as nuk po akuzoj, por për shijet e mia ky muhabet mban erë shërbime sekrete të një vendi lindor, me interesa diametralisht të kundërta me Shqipërinë dhe integrimin e saj euroatlantik.
Kuptohet që, kur vetë shefja e shërbimit sekret është në marrëdhënie me agjentë të dyshuar, s’ke shanse ta gjesh se kush rekruton dhe infiltron “koordinatorë” të tillë brenda shtetit shqiptar.
E prandaj SPAK, siç duhet të marrë nën akuzë hajdutin e maskarain Edi Rama që i emëron këta, apo edhe të vijojë procesin ndaj atyre që ka marrë nën hetim e akuzë për këtë çështje, duhet të zgjerojë pistat e hetimit (nëse nuk e ka bërë akoma) për faktorët e jashtëm të përfshirë në këtë çështje.
Në rast se zbulohet se një faktor i jashtëm rekruton elementë të krimit të organizuar apo të shtetit shqiptar, për të marrë informacione si mjet i avancimit të agjendës së vet, atëherë kuptojmë se nga buron pushteti i miteve si puna e Agasit.
Për të fundit herë, as akuzë, as aludim, por ushqim për mendim në kushtet kur çfarë s’po na dëgjojnë veshët e çfarë s’po na shohin sytë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply