Profesorja shqiptare Eralda Lameborshi është shpallur fituese e bursës prestigjioze Fulbright U.S. Scholar Award, një nga programet akademike më të njohura dhe më të vlerësuara në botë.
E lindur dhe e rritur në një qytet të vogël malor në Shqipëri, Eralda emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 17-vjeçare si studente shkëmbimi. Ajo vijoi studimet universitare në Amerikë, duke përfunduar diplomën në Shkenca Kompjuterike, më pas masterin në Gjuhë Angleze dhe doktoraturën në Letërsi Angleze.
Sot, ajo është pedagoge në East Texas A&M University, ku ligjëron letërsinë botërore.
Falë bursës Fulbright, Eralda do të zhvillojë një projekt kërkimor tetëmujor në Kosovë, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës. Projekti do të fokusohet në historinë kulturore të vendit, letërsinë, filmin dhe ndikimin e së kaluarës historike në identitetin kulturor të rajonit.
Përveç kërkimit shkencor, ajo synon të shkruajë një libër mbi kinemanë kosovare dhe të krijojë ura bashkëpunimi mes Kosovës dhe diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Historia e Eralda Lameborshit është një dëshmi e bukur se talenti, përkushtimi dhe puna e palodhur mund të të çojnë shumë larg — nga një qytet i vogël në Shqipëri drejt një prej vlerësimeve më prestigjioze akademike në bot
Burimi/Facebook/Albanische Zeitung


Leave a Reply